Page 107 - Demo
P. 107


                                    105Sistemet fizike (Gjeosferat) Fjalorbiosferë - mbështjellja e botës së gjallë që gjendet në tokë, hidrosferë dhe atmosferë.1a3bced22 Skema e ciklit të ujit• një pjesë depërton nëpër toka dhe shkëmbinj të litosferës, në formën e ujërave nëntokësore (pika c te fig. 2);• një pjesë tjetër grumbullohet në formë bore dhe akulli (pika d te fig. 2);• një pjesë depërton në biosferë, kryesisht te bimët, ku përthithet nga rrënjët e tyre dhe avullon përmes gjetheve, duke përbërë kështu një element të domosdoshëm për proceset jetësore që ndodhin në të (pika e te fig. 2). 4. Në vazhdim, për shkak të rrezatimit diellor, uji avullon sërish nga sipërfaqja e oqeaneve, deteve, liqeneve, borës, akullit e bimësisë, dhe ngrihet në atmosferë, duke filluar sërish ciklin e tij.  Oqeanet, detet dhe veçoritë e ujit të tyrePlaneti ynë quhet ndryshe edhe “planeti blu”, sepse rreth 71% të sipërfaqes së tij e përbëjnë oqeanet, pjesë e të cilave janë detet. Sipërfaqja ujore është më e madhe në Hemisferën Jugore, ku shkon deri në 81%, krahasuar me Hemisferën Veriore, në të cilën oqeanet dhe detet zënë 61% të sipërfaqes. Thellësia mesatare e oqeaneve shkon në 3800 m. KripësiaNë të gjithë vëllimin e ujërave oqeanike dhe detare, 3,5% e përbëjnë kripërat e tretura, ndër të cilat, kripa e gjellës gjendet më me shumicë. Kripësia mesatare e oqeaneve është 35 gramë për një litër ujë. Ajo ndryshon sipas gjerësive gjeografike (harta në figurën 3). Në zonat tropikale dhe subtropikale, ku sasia e avullimit është më e madhe se sasia e reshjeve që bie, kripësia shkon deri në 37 g/l ujë. Në zonat ekuatoriale, ku sasia e reshjeve është e madhe, kripësia është e vogël, ndërsa në zonat polare, për shkak të shkrirjes së akujve dhe avullimit të pakët, shkalla Në planetin tonë, uji i çdo oqeani dhe deti ka veçoritë e veta fizike dhe kimike, pra dallon nga kripësia, dendësia dhe temperatura. Ky ndryshim është i lidhur ngushtë me gjerësinë gjeografike ku ndodhen, si dhe me thellësinë, rrymat oqeanike/detare që kalojnë dhe lumenjtë që derdhen në to.CIKLI I UJIT. VEÇORITË E UJIT TË DETEVE DHE TË OQEANEVE
                                
   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111