Page 11 - Demo
P. 11
9Vendi dhe hapësira2. Burime dytësore: interpretime të ndryshme dhe analiza të bëra për burimet parësore. Metodat e kërkimit gjeografikGjeografët përdorin metoda të ndryshme për të vëzhguar, për të regjistruar dhe për të interpretuar të dhënat, faktet e dukuritë. Më poshtë janë renditur metodat që përdoren më shpesh prej tyre.1. Metoda e vrojtimit mund të jetë e drejtpërdrejtë (në formën e ekskursioneve/ekspeditave vëzhguese në terren) ose jo e drejtpërdrejtë (e realizuar përmes përdorimit të informacioneve të shkruara, të dhënave të ndryshme, hartave, atlaseve e imazheve satelitore, si dhe përmes ndërtimit të skicave e videove).2. Metoda eksperimentale mbështetet në provat që bëhen për të realizuar një dukuri gjeografike (p.sh.: në laborator).a) b)3. Metoda e krahasimit bazohet në krahasimin e rezultateve të arritura nga burime të ndryshme apo në krahasimin e rezultateve të arritura në kohë të ndryshme.4. Metoda statistikore mbështetet në përdorimin e të dhënave, të tabelave e të grafikëve. Në bazë të tyre, realizohen analiza statistikore dhe nxirren përfundime. 1 Bazuar në figurat e dhëna, diskuto: a) rreth metodës së kërkimit gjeografik që tregon secila prej tyre; b) rreth burimeve që janë përdorur prej gjeografëve.Radha jote Disa metoda të kërkimit gjeografikSkema përmbledhëse e mjeteve dhe e burimeve të gjeografit32Përshkruaj dhe diskuto në klasë se cilat metoda të kërkimit gjeografik paraqesin figurat 3(a) dhe 3(b). Vlerëso se për çfarë na ndihmojnë të dhënat e siguruara prej tyre.Fotografi nga terreniFotografi nga ajriImazhe satelitore

