Page 110 - Demo
P. 110
108Sistemet fizike (Gjeosferat) 1 Përshkruaj llojet e lëvizjes së ujërave oqeanike/detare. 2 Çfarë është vala?3 Diskuto mbi shkaqet e formimit të valëve dhe trego ndryshimin midis llojeve të tyre. 4 Në figurat a dhe b: a) përcakto se çfarë lloji valësh janë formuar; b) vendos pjesët përbërëse të valës.5 Lidh me shigjetë alternativat e duhura. Paraqitje skematike e fazave të zhvillimit të një cunami2Për të parë se si realizohet një model cunami me mjete rrethanore, mund të klikoni në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=DZZFPCY6RlEpjesa e poshtme e ujit në kontakt me tokën e ngadalëson lëvizjen. Si rezultat i kësaj, uji në pjesën e kreshtës lëviz më shpejt sesa në bazë. Kreshta merr formë të pjerrët dhe kërcen përpara duke shkumëzuar. Kjo dukuri quhet tallaz(shkumëzimi i ujit që keni parë në breg). Valët mund të krijohen edhe prej forcës së tërmeteve dhe shpërthimeve vullkanike që ndodhin në dyshemenë e oqeanit apo detit, dhe në këtë rast quhen cuname(ose valë porti, shih figurën 2). Këto valë arrijnë deri në 30 m lartësi, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, madje edhe humbje të jetëve njerëzore.3. Në vazhdim krijohen lëkundje që zhvillohen me shpejtësi të madhe në ujë. 1. Ndodh një tërmet/vullkan në dyshemenë e oqeanit/detit.2. Tërmeti/vullkani zhvendos vëllimin e ujit, duke e shtyrë atë vertikalisht lart.4. Uji i detit/oqeanit tërhiqet nga bregu.5. Dallgët bëhen më të mëdha, aq sa uji mbulon gjithë bregun.a.b. 1. Lartësi e valës2. Gjatësi e valës3. Cunam4. Tallaza) quhen valët e formuara nga lëkundjet në dyshemenë e oqeanit. b) quhet largësia horizontale midis dy kreshtave.c) quhet distanca vertikale midis kreshtës dhe bazës. d) quhet shkumëzimi i ujit në breg.Bazuar në figurën 2, përshkruaj fazat e zhvillimit të një cunami.Për më kureshtarëtRadha jote

