Page 114 - Demo
P. 114


                                    112Sistemet fizike (Gjeosferat) 1 Ç’janë rrymat oqeanike?2 Plotëso tabelën e mëposhtme.Faktorët që ndikojnë në formimin e rrymave oqeanike Faktorët që ndikojnë në shmangien e rrymave oqeanike3 Bazuar në hartën e figurës 1, përshkruaj lëvizjen që bëjnë rrymat oqeanike.4 Trego ndryshimet midis valës, baticës dhe rrymës oqeanike. Kështu, rrymat e ngrohta ekuatoriale formohen në gjerësitë e vogla gjeografike, nën ndikimin e erërave të ngrohta që formohen midis tropikëve (pasateve të Hemisferës Veriore dhe të Hemisferës Jugore). Në gjerësitë mesatare, rrymat janë nën ndikimin e erërave perëndimore që fryjnë nga tropikët drejt rrathëve polarë. Ndërsa në gjerësitë e mëdha polare, rrymat ndjekin erërat lindore, të cilat fryjnë nga polet drejt gjerësive mesatare. Kur rrymat formohen si pasojë e ndryshimit të dendësisë së ujit në dete dhe oqeane, quhen rryma të dendësisë(shih figurën 2). Në drejtimin e rrymave ndikon edhe forma e brigjeve të kontinenteve. Shpesh, rrymat shmangen nga drejtimi i tyre fillestar dhe ecin përgjatë formës së brigjeve. Harta paraqet rrymat e dendësisë që lëvizin përgjatë ngushticës së Gjibraltarit.2Midis shtresave të ujërave oqeanike/detare ka diferenca në temperaturë dhe kripësi. Kështu, uji i ftohtë apo më i kripur (pra me një dendësi më të madhe) krijon një masë ujore që lëviz përgjatë dyshemesë së oqeanit/detit, ndërsa uji i ngrohtë apo më pak i kripur lëviz pranë sipërfaqes ujore. Një shembull tipik i formimit të rrymave të dendësisë janë ato që lëvizin përgjatë ngushticës së Gjibraltarit. A e dini se...Ndikimi i rrymës së ftohtëtë Perusë (i kombinuar melartësinë e Andeve Qendrore) ka çuar në formimin e shkretëtirës së thatë të Atakamës (ku nuk bien reshje) në Amerikën Jugore.Deti i ZiD E T ITurqiKretë QiproSiriLibanIzraelEgjiptSlloveniMaltëSiçiliSardenjëKorsikëIshujt BaleareKroaciGreqiShqipëriItaliTuniziLibiAlgjeriMarokSpanjë PortugaliFrancëM E S D H EOQEANI ATLANTIKDeti JonNgushtica Kanali e Bosforit i OtrantosDeti i SiçilisëNgushtica e MesinësDeti i LibisëDeti MarmaraNgushtica e Dardaneleve Deti EgjeDeti AdriatikDeti Tirren Deti i LiguriesDeti i KretësNgushtica e GjibraltaritMasë ujore (rrymë) që lëviz pranë dyshemesë së detit, për shkak të dendësisë së madhe të saj.Masë ujore (rrymë) që lëviz pranë sipërfaqes së detit, për shkak të dendësisë së vogël të saj.Radha jote
                                
   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118