Page 115 - Demo
P. 115


                                    113MësimiI.1 2.21Fjalë kyçe lumenjtë fushorë lumenjtë malorë elementetpërbërëse të lumitLUMENJTË DHE ELEMENTET PËRBËRËSE TË TYRE Lumenjtë Në botë lumenjtë janë të shumtë dhe kanë veçori të ndryshme nga njëri-tjetri. Këto veçori varen nga llojet e klimës e të relievit, nga përshkueshmëria e shtresave të tokës, nga prania ose jo e bimësisë, si dhe nga veprimtaria njerëzore. Sipas relievit nëpër të cilin kalojnë, lumenjtë janë: fushorë dhe malorë (shih figurën 1). Lumenjtë fushorë, për shkak të pjerrësisë shumë të vogël ose mungesës së pjerrësisë së relievit, kanë shpejtësi të vogël rrjedhëse, shtrat të gjerë dhe formojnë gjarpërime përgjatë rrugës së tyre. Lumenjtë malorë, për shkak të pjerrësisë së luginës që përshkojnë, kanë shpejtësi dhe forcë gërryese të madhe përgjatë rrjedhës së tyre. Si rrjedhojë, ata dallohen për shtretër të ngushtë e të thellë (deri në kanione), me pragje e ujëvara. Diskutojmë Dikush mund të banojë pranë një lumi, një tjetër e ka parë gjatë udhëtimeve, në emisione televizive apo filma; dikush mund të ketë pushuar pranë tij; një tjetër mund të ketë parë se nga buron apo ku derdhet një lumë. Gjithashtu, në harta kemi parë shtrirjen e lumenjve të ndryshëm. Bazuar në këto njohuri dhe me ndihmën e hartës fizike, përshkruajmë së bashku se çfarë është lumi dhe nga se përbëhet ai.Pamje nga një lumë malor (a) dhe nga një lumë fushor (b) 1a. b.Bazuar në skemën e figurës 1 të mësimit 2.10, si dhe në figurën 1 (a dhe b), përshkruaj veçoritë e secilit lumë. Elementet përbërëse të lumitLumi përbëhet nga një rrjet degësh ujore, ku secila prej tyre ndahet në degë më të vogla (shih figurën 2). Ky rrjet i gjerë degësh quhet sistem ujëmbledhës. Vendi ku fillon rrjedha e lumit quhet burim (i përhershëm), ndërsa pjesa ku derdhet, quhet grykëderdhje. Lumi mund të derdhet në një tjetër lumë, në liqen, në det ose në oqean. Sipërfaqja ku ujërat rrjedhëse bashkohen në një lumë kryesor, quhet pellg ujëmbledhës. Pellgjet ujëmbledhëse ndahen prej njëri-tjetrit nga pjesë të ngritura, 
                                
   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119