Page 116 - Demo
P. 116
114Sistemet fizike (Gjeosferat) Pamje nga Liqeni i Ohrit (tektonik)reshje vijë ujëndarëseburimi i lumitdegë e lumitgrykëderdhjaniveli i lumitshtrati i lumitpellg ujëmbledhëstë quajtura vija ujëndarëse. Përgjatë rrjedhës së tij, nga burimi në grykëderdhje, lumi gërryen, transporton dhe depoziton materiale, duke modeluar kështu shtratin e tij.Lartësia e ujit nga baza e shtratit deri në sipërfaqe quhetnivel i lumit. Ai ndryshon në varësi të sasisë së reshjeve, shkrirjes së borës dhe të ndryshimit të temperaturave.1 Pse lumenjtë kanë veçori të ndryshme nga njëri-tjetri?2 Çfarë i dallon lumenjtë malorë nga ata fushorë? Argumento përgjigjen.3 Plotëso në figurën përbri elementet përbërëse të secilit lumë (1 dhe 2).4 Përcakto drejtimet kryesore të shtrirjes së disa lumenjve në hartën e botës, në hartën e Shqipërisë dhe në hartën e Kosovës (të paraqitura në klasë). 5 Duke përdorur plastelinë ose brumë dhe materiale të tjera, ndërto një maket që paraqet elementet përbërëse të një lumi.Elementet përbërëse të lumit2lumi Jamanximlumi TapajosManausBrazil1 lumi Tapajos2 lumi Jamanximbaseni i TapajosAmazonaFjalorKanion: luginë lumore, shumë e thellë dhe e ngushtë, e formuar në shkëmbinj të fortë, me shpate mjaft të pjerrëta (gati vertikale). Lumenjtë që ushqehen nga reshjet e shiut, e arrijnë nivelin maksimal në periudhat kur reshjet janë të shumta. Ata që furnizohen nga shkrirja e borës dhe e akujve, nivelin më të lartë të tyre e arrijnë në pranverë, kur me rritjen e temperaturave, bora shkrin më shpejt.12Radha jote

