Page 117 - Demo
P. 117


                                    115MësimiI.1 2.22Fjalë kyçe liqene liqene natyrore (tektonike, vullkanike,akullnajore, karstike, bregdetare) liqene artificialeLIQENET DHE LLOJET E TYRE Diskutojmë Shqipëria ka dalje të gjerë në det, si dhe liqene mjaft të thella, me sipërfaqe të mëdha. Kështu, kushdo prej nesh mund të shkojë të pushojë jo vetëm në bregdetin e Adriatikut apo Jonit, por edhe pranë Liqenit të Ohrit ose atij të Shkodrës. Ashtu si detet, edhe liqenet e zbutin klimën dhe na ofrojnë peshk shumë të mirë. Kur jemi pranë një liqeni, natyrshëm mund të na lindë pyetja: Si është formuar ai?  Çfarë janë liqenet?Liqene quhen masa ujore që zënë për një kohë të gjatë gropa të mbyllura dhe që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me detin (shih sektorin a të figurës 1). Ato formohen kur ardhja e ujit është më e madhe sesa sasia që largohet. Liqenet mund të furnizohen prej: reshjeve, ujërave rrjedhëse, burimeve nëntokësore, ujërave të përftuara nga shkrirja e borës dhe e akujve etj. Liqenet mund të jenë me rrjedhje, kur e derdhin ujin e tyre në det (prej tyre buron ndonjë lumë/përrua), ose pa rrjedhje, kur uji i tyre nuk shkarkohet në det (prej tyre nuk buron ndonjë lumë/përrua). Kur sasia e ujit që hyn në liqen është më e vogël se ajo që del prej tij, liqeni mund të kthehet në një kënetë (shih sektorin b të figurës 1). Llojet e liqeneve sipas origjinësLiqenet ndryshojnë nga njëri-tjetri në bazë të mënyrës së formimit të tyre. Për këtë arsye, ato ndahen në liqene natyrore dhe liqene artificiale. Sipas origjinës së formimit, liqenet natyrore janë: tektonike, vullkanike, akullnajore, karstike dhe bregdetare (lagunore).Liqenet tektonike formohen nga mbushja me ujë e gropave (fundosjeve) tektonike. Ato janë të thella dhe me shpate pothuajse të drejta. Liqeni më i thellë tektonik në botë është liqeni Bajkal, që gjendet në jug të Siberisë (Rusi), ndërsa në Shqipëri është liqeni i Ohrit (shih figurën 2).Liqenet vullkanike formohen nga mbushja me ujë e kratereve të vullkaneve të shuara dhe dallohen për formën e tyre rrethore (shih figurën 3). Toba në Indonezi (në ishullin Sumatra) është liqeni më i madh vullkanik në botë.Liqenet akullnajore formohen nga uji i përftuar prej shkrirjes së akujve në një gropë akullnajore. Ato kanë formë jo shumë të rregullt dhe të përzgjatur, të krijuar nga pesha dhe veprimi gërryes i akullnajës. Në Republikën e Shqipërisë, në lartësinë 1500 m ka shumë të tilla, nga të cilat mund të veçojmë liqenet e Lurës.Pamje nga liqeni vullkanik Banlung, në Kamboxhia 3Fjalorkënetë - tokë e lagësht, me ujë të ëmbël ose të kripur, ku rriten bimë barishtore dhe kallamishte.Pamje nga Liqeni i Ohrit (tektonik) 2Paraqitje skematike e një liqeni dhe e një sektori të tij 1 që ka filluar të kënetëzohet.zonë e ndriçuarzonë e pandriçuara.b.
                                
   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121