Page 118 - Demo
P. 118
116Sistemet fizike (Gjeosferat) Liqenet karstike formohen nga mbushja me ujë e gropave karstike. Në Shqipëri ka disa liqene të tilla, ku dallojnë në veçanti ato të pllajës së Dumresë (formohen rreth 80 liqene të tilla, kryesisht në stinën e dimrit).Liqenet bregdetare (lagunore) formohen si rezultat i veçimit me rripa toke të një gjiri detar. Gjatë baticë-zbaticave, uji i tyre komunikon me detin përmes kanaleve lidhëse. Në Shqipëri, një liqen i tillë është ai i Butrintit (shih figurën 4), si dhe Laguna e Karavastasë, e Nartës etj.Liqenet artificiale krijohen nga veprimtaria e njeriut, për qëllime ekonomike (hidroenergji, ujitje, peshkim, turizëm, transport ujor) dhe mjedisore (për zbutjen e klimës dhe pastrimin e ajrit). Në luginën e Drinit gjenden tri liqene artificiale, në të cilat janë ndërtuar digat e hidrocentraleve. Në Kosovë, katër liqenet artificiale më të mëdha janë: Liqeni i Gazivodës, i Radoniqit, i Batllavës dhe i Badovcit, që shfrytëzohen kryesisht për veprimtari ekonomike.1 Çfarë janë liqenet? Po kënetat?2 Përcakto në figurat e mëposhtme, llojin e liqenit (sipas origjinës së formimit) dhe analizo se si formohet secili prej tyre.3 Gjej në hartat fiziko-gjeografike të botës, të Shqipërisë dhe të Kosovës, liqene të ndryshme dhe: a) përcakto vendndodhjen absolute dhe relative të tyre; b) hulumto, grumbullo informacione rreth tyre dhe diskuto në klasë mbi origjinën dhe veçoritë që kanë. a.c.b.d.liqen liqen liqen liqen 4 Pamje nga liqeni i Butrintit (bregdetar)Radha jote

