Page 12 - Demo
P. 12


                                    10Vendi dhe hapësiraShembulli 1: Gjeografët ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të krijuara nga trafiku rrugorShembulli 2: Gjeografët japin zgjidhje për dukurinë e rrëshqitjes së tokës në një terren të pjerrët, pa bimësiHapat e punës së gjeografit Hapat e punës së gjeografit2 Punë me grupe. Lexo me vëmendje shembullin e mëposhtëm.Bazuar në shembullin 1, plotëso shembullin 2. a) Përshkruaj disa nga hapat që mund të ndjekin gjeografët për të dhënë zgjidhjet e duhura për eliminimin e rrëshqitjes së tokës në një terren të pjerrët pa bimësi.b) Vlerëso rolin e gjeografit si në mbrojtjen e mjedisit, ashtu edhe në funksion të gjetjes së rrugëve të duhura për mbarëvajtjen e veprimtarisë sonë të përditshme.1 VëzhgimiGjeografët vëzhgojnë në terren numrin mesatar të makinave që kalojnë në rrugë në njësinë e kohës, llojin e tyre (të vogla, familjare apo të transportit urban/të mallrave) dhe drejtimet nga vijnë. Gjithashtu, ata mbledhin të dhëna për terrenin dhe ndërtimin e shtresave të tokës së qytetit, për ujërat nëntokësore e sipërfaqësore etj.2 Regjistrimi Gjeografët mbajnë shënime, vizatojnë skica, bëjnë fotografi dhe/ose video.3 Interpretimi Përveç informacioneve që marrin në terren, gjeografët interpretojnë hartën e rrugëve, pozicionin gjeografik dhe formën e relievit të qendrës urbane, fotografitë dhe imazhet satelitore të tij, skicat, shënimet etj. Në këtë mënyrë, ata ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhjeje të parë të problemit: përcaktimin e drejtimeve më të përshtatshme në të cilat duhet të shpërndahet trafiku, si dhe të orareve të lëvizjes së makinave që transportojnë mallra.4 Përfundime dhe propozime për zgjidhjeGjeografët:a) propozojnë si zgjidhje përfundimtare ndërtimin e një unaze të re, e cila do të shmangë nga qendra e qytetit makinat e transportit të mallrave;b) për ndërtimin e unazës, sugjerojnë vendin më të përshtatshëm si në ndihmë të tregtisë e të lëvizjes së njerëzve, ashtu edhe në mbrojtje të mjedisit;c) përcaktojnë numrin e vendparkimeve dhe zonat ku do të ndërtohen;d) këshillojnë shtimin dhe përmirësimin e sinjalistikës rrugore.1 Vëzhgimi 2 Regjistrimi 3 Interpretimi 4 Përfundime dhe propozime për zgjidhje
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16