Page 120 - Demo
P. 120
118Sistemet fizike (Gjeosferat) 1. Çfarë janë ujërat nëntokësore dhe sa lloje janë ato?2. Evidento faktorët që ndikojnë në formimin e ujërave nëntokësore.3. Çfarë janë burimet? Analizo llojet e burimeve bazuar në veçoritë e tyre.4. Hulumto informacion dhe përgatit një detyrë tematike, ku të evidentosh rëndësinë e ujërave nëntokësore dhe të burimeve, si dhe mënyrën e përdorimit të tyre në botë dhe në vendin tonë (jep disa shembuj ilustrues). 5. Hulumto në vendbanimin tënd për praninë e ujërave nëntokësore/burimeve dhe diskuto mbi llojin dhe përdorimin e tyre.reshjeuji depërton nëpër të çarat shkëmbore reliev i pjerrëtujëra sipërfaqësoreshtresë shkëmbore e përshkueshmeshtresë shkëmbore e papërshkueshmeavullimrrënjët e bimëve thithin një pjesë të ujërave nëntokësoreujëra freatikeujëra karstike të poro-çarjeveujëra artezianeSkema tregon si ndikojnë relievi dhe bimësia në rezervat ujore nëntokësore.shkëmbore (shih figurën 2). Shtresat që lejojnë kalimin e ujërave nëntokësore quhen shtresa ujëmbajtëse, ndërsa shtresat shkëmbore të cilat pengojnë kalimin e mëtejshëm të ujërave nëntokësore drejt thellësisë, quhen shtresa të papërshkueshme (si të tilla dallohen argjilat). Relievi ndikon me anë të formës dhe të pjerrësisë. Në format e rrafshëta të relievit, mundësia e depërtimit në brendësi të ujërave është më e madhe, ndërsa pjerrësia e madhe e shpateve, duke qenë se rrit shpejtësinë e lëvizjes së ujërave të reshjeve, ndikon në pakësimin e sasisë së ujit që depërton në brendësi (shih figurën 3). Mbulesa e dendur bimore sjell ndryshime në regjimin e ujërave nëntokësore (shih figurën 3), përmes infiltrimit të ujit nën tokë dhe konsumimit të tij me anë të rrënjëve. Llojet e burimeveUjërat nëntokësore që dalin në mënyrë natyrale mbi sipërfaqen e tokës, formojnë një burim. Këto ujëra mund të burojnë që nga një rrjedhë e vogël deri në sasi shumë të mëdha. Burimet ujore formohen përgjatë thyerjeve të shtresave shkëmbore, çarjeve karstike, ose përgjatë luginave lumore. Burimet ndryshojnë ndërmjet tyre për nga temperatura, kripërat minerale dhe gazet e tretura në to. Burimet e mëdha janë kryesisht burime karstike.Nisur nga temperatura e ajrit në vendin ku dalin, ujërat e burimeve mund të jenë të ftohta (kur temperatura e tyre është më e ulët se temperatura e ajrit), dhe të ngrohta ose termale (kur temperatura e tyre është më e lartë se 200C). Disa burime përmbajnë ujëra minerale, në të cilat gjenden sasi të konsiderueshme kripërash minerale dhe gaze të tretura.Në vende të ndryshme të botës ka edhe burime me ujëra të nxehta, që quhen gejzera. Ujërat e këtyre burimeve dalin me forcë pranë zonave vullkanike, në intervale të caktuara kohore. Rëndësia e burimeveBurimet janë shumë të rëndësishme për jetën tonë, pasi në shumicën e tyre del ujë i pijshëm. Ujërat e burimeve mund të jenë të pasura edhe me kripëra minerale, të cilat ndihmojnë në parandalimin ose kurimin e disa sëmundjeve, si ato të aparatit tretës, të veshkave etj. Një pjesë e ujërave të burimeve malore të vendit tonë ambalazhohet nëpër shishe plastike të madhësive të ndryshme dhe më pas tregtohet. Veti shumë të mira kurative kanë edhe ujërat termale, burimet e të cilave i njohim me emrin “llixha”. Disa prej tyre shfrytëzohen për trajtim mjekësor.Pamje nga burimi ujor i Këlcyrës, Shqipëri43Radha jote

