Page 122 - Demo
P. 122


                                    120Sistemet fizike (Gjeosferat) 1 Ç’është bora e përhershme dhe kufiri i borës së përhershme? 2 Pse lëviz kufiri i borës së përhershme? 3 Si formohen akullnajat? Sa llojesh janë ato?4 Trego në hartën e botës se ku ndodhen disa akullnaja malore dhe kontinentale.5 Vizato ose ndërto një maket të relievit akullnajor. A e dini se...Në planetin tonë, akullnajat zënë një sipërfaqe prej 16,2 milionë km2, pra rreth 10 % të sipërfaqes së Tokës dhe përmbajnë rreth 24 milionë km3 ujë. Rreth 99% e sipërfaqes së përgjithshme të tyre shtrihet në Antarktidë, Groenlandë dhe në Kanadanë e Veriut. dhe ngrin disa herë, duke u kthyer në kokrriza akulli. Kur trashësia e borës shkon rreth 20-30 m, pesha e saj ushtron një trysni më të madhe ndaj kokrrizave të borës së poshtme dhe e bën atë më të ngjeshur. Gjatë ngjeshjes, kokrrizat e shtresave të poshtme të akullit shkrijnë dhe kur temperatura bie përsëri, ringurtësohen, por në përmasa më të mëdha, të cilat përbëjnë masën e akullnajës. Në rast se relievi është i pjerrët dhe pjesa fundore e akullit bëhet e rrëshqitshme, akulli i krijuar fillon të lëvizë dhe formon një akullnajë. Nëse relievi nuk ka pjerrësi, akullnaja shpërndahet në të gjitha drejtimet. Gjatë lëvizjes së tyre, akullnajat modelojnë relievin në të cilin kalojnë, duke krijuar forma të ndryshme prej veprimtarisë së tyre erozive, transportuese dhe depozituese (shih figurën 2). zona e ushqimit të akullnajëscirqe akullnajoregjuha e akullnajësmorena frontalemorena anësoremorena të bazësmorena të sipërme luginë akullnajoreParaqitje skematike e pjesëve përbërëse të një akullnaje malore 2 Llojet e akullnajaveSipas vendit të formimit dhe mënyrës si lëvizin, akullnajat mund të jenë malore dhe kontinentale. Akullnajat malore formohen në zonat e larta, me borë të përhershme. Akullnajat kontinentale janë masa të mëdha akulli, të cilat formohen në gjerësitë e mëdha gjeografike.Pjesa e përparme e lëvizjes së akullnajës quhet gjuha e akullnajës, ndërsa pjesa e sipërme, ku bora grumbullohet në mënyrë të vazhdueshme, quhet zona e ushqimit të akullnajës.Pamje nga pyje ekuatorialeRadha jote
                                
   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126