Page 123 - Demo
P. 123


                                    121MësimiI.1BiosferaBiosfera është një nga katër mbështjelljet e Tokës, e cila përfshin botën organike që gjendet në sipërfaqen e litosferës, në hidrosferë dhe në pjesën e poshtme të atmosferës. Ajo quhet ndryshe edhe sfera e jetës (shih figurën 1). Paraqitje skematike e biosferës BiosferaHidrosferaL itosferaAtmosfera2.25 BIOSFERAFjalë kyçe biosfera shpërndarja e botës së gjallë në zonat (brezat) e nxehtësisëDiskutojmë Kujtojmë njohuritë e marra mbi brezat e nxehtësisë, duke përshkruar veçoritë e klimës në këta breza dhe si ndikon ajo në zhvillimin dhe shpërndarjen e botës bimore.  Shpërndarja e botës së gjallë në zonat (brezat) e nxehtësisëShpërndarja jo e njëjtë e nxehtësisë dhe e lagështirës nga Ekuatori në pole, bën që në sipërfaqen e rruzullit tokësor të kemi zona të ndryshme bimore. Duke u nisur nga Ekuatori në drejtim të poleve, dallohen këto lloje bimësish:•	Bimësia e zonës së nxehtë, që ndeshet në pyjet e dendura ekuatoriale, në savana dhe shkretëtira. •	 Bimësia e zonave mesatare, e cila shtrihet në pyjet e këtyre zonave, preritë, shkretëtirat dhe zonat mesdhetare. •	Bimësia e zonave të ftohta ose ajo e tundrës.Hapësira e shtrirjes së bimësisë së zonave mesatare dhe të zonave të ftohta është më e madhe në Hemisferën Veriore, sesa në Hemisferën Jugore (për shkak të shtrirjes shumë më të madhe të kontinenteve).  Bota e gjallë e zonës së nxehtëPyjet e dendura ekuatoriale shtrihen në pellgun e lumit të Amazonës (në Amerikën e Jugut), në pellgun e lumit të Kongos (në Afrikë), në gadishujt dhe ishujt e Azisë Juglindore e të Indonezisë. Këto pyje njihen si “pyjet e shiut” apo “xhunglat”, sepse kanë bimësi shumë të dendur, me gjelbërim të përhershëm, e cila rritet në kushtet e temperaturave të larta dhe të reshjeve të bollshme çdo ditë të vitit (shih figurën 2). Në përshtatje me klimën e zonës së nxehtë rriten kryesisht lloje të ndryshme zvarranikësh, shpendësh, kafshësh kacavjerrëse (lloje të ndryshme majmunësh) dhe gjitarësh (jaguari, tigri etj.). Pyjet ekuatoriale janë pyje me kate (kryesisht sipas nevojës për dritë), ku drurët më të lartë shkojnë deri në lartësinë 50-70 m. Kështu, nën kurorën e drurëve të lartë rriten shumë shkurre dhe fieri (hijedashës), ndërsa lianet (bimë kacavjerrëse dritëdashëse) rriten mbi kurorën e drurëve, ku çelin edhe lulet. Drurët më karakteristikë janë druri i kafesë, ai i kauçukut, palma etj.Pamje nga pyje ekuatoriale 21BIOSFERARisill në vëmendje paraqitjen skematike të ujit në planet në figurën 2 të mësimit 2.17. Bazuar edhe në këtë figurë, përshkruaj lidhjen midis biosferës dhe sistemeve të tjera fizike (hidrosferë, litosferë, atmosferë).
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127