Page 124 - Demo
P. 124


                                    122Sistemet fizike (Gjeosferat) Savanat janë mjedise me bimësi barishtore dhe shtrihen në të dyja anët e Ekuatorit (në Afrikë, në Azi dhe në Amerikën e Jugut), në kushtet e klimës me dy stinë. Mes sipërfaqeve të mëdha barishtore shihen aty-këtu edhe drurë të lartë (shih figurën 3). Tipike për këtë zonë është prania e tufave të mëdha të kafshëve si: antilopa, bufalo, luanë, elefantë dhe gjirafa. Shkretëtirat janë vende me bimësi të varfër (mbizotërojnë kaktuset) dhe shtrihen përgjatë dy tropikëve, në kushtet e thatësirës së zgjatur, ku regjistrohet sasia më e vogël e reshjeve në botë (shih figurën 4). Kafsha tipike e kësaj zone është deveja, por të pranishëm janë edhe zvarranikë e insekte të ndryshme. Shkretëtirat më të mëdha në botë janë: shkretëtira e Saharasë dhe ajo e Kalaharit në Afrikë, shkretëtira e Arabisë në Azi dhe ajo e Australisë.3 Pamje nga savana 4 Pamje nga një zonë shkretinoreSipërfaqe më të vogla, të ngjashme me ato mesdhetare, ka edhe në brigjet perëndimore të Amerikës së Veriut (në Kaliforni), të Amerikës së Jugut (në Kili), në jug të Afrikës dhe të Australisë. Drurët më tipikë janë dushku, lisi, pisha dhe bredhi mesdhetar.Bimësi e zonës mesatare (mesdhetare)56 Bimësi e zonës së tundrësNë Hemisferën Veriore, tundra shtrihet kryesisht në pjesën më veriore të kontinenteve të Amerikës Veriore, të Evropës dhe të Azisë, ndërsa në Hemisferën Jugore gjendet vetëm në disa ishuj të vegjël rreth Antarktidës. Bota e gjallë e zonave mesatareNë zonat mesatare gjenden pyjet fletëgjera dhe ato konifere (halore). Pyjet fletëgjerashtrihen në Evropën Perëndimore dhe në atë Qendrore, në kushtet e klimës mesatare oqeanike. Drurët më tipikë janë lisi dhe ahu. Pyjet konifere shtrihen në kushtet e klimës së ftohtë kontinentale të Amerikës së Veriut, të Evropës Veriore dhe të veriut të kontinentit aziatik. Drurët më tipikë janë pishat dhe bredhat. Në këto zona rriten lloje të ndryshme kafshësh si ujku, çakalli, lepuri, kaprolli etj.Preritë janë mjedise me bimësi barishtore, e cila gjelbëron në stinën e pranverës dhe thahet në stinën e dimrit. Këto mjedise quhen preri në Amerikën e Veriut, ndërkohë që në Amerikën e Jugut njihen me emrin pampa, kurse në Rusi i quajnë stepa. Kafshë tipike të prerive janë: dreri, bizoni etj. Në këto zona rriten edhe shpendë të ndryshëm.Shkretëtirat e zonave mesatare dallohen për shkurret dhe drurët e rrallë, por edhe për kaktuset. Ato shtrihen kryesisht në brendësi të kontinenteve të Amerikës dhe të Azisë, ku zënë sipërfaqe të konsiderueshme.Bimësia mesdhetare shtrihet kryesisht në brigjet e Mesdheut (shih figurën 5). Kjo lloj bimësie gjendet gjerësisht edhe në Shqipëri dhe në jugperëndim të Kosovës. Ajo rritet në kushtet e një vere të nxehtë e të thatë dhe të një dimri të butë e të lagësht. Në përshtatje me klimën e zonave mesatare jetojnë kafshë të ndryshme si: ariu, dhelpra, ujku, çakalli, lepuri, shpendë, zvarranikë etj.  Bota e gjallë e zonave të ftohta (tundra)Tundra është mjedisi më skajor i planetit tonë që ka bimësi, sepse duke shkuar më pranë poleve, në zonat e mbuluara nga akullnajat bimësia mungon (shih figurën 6). Tundra karakterizohet nga një bimësi e pakët dhe e ulët, ku bëjnë pjesë myshqet, likenet dhe disa bimë barishtore. Për këtë zonë është karakteristikë prania e ariut polar, dhelprës polare, pinguinit, drerit etj.
                                
   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128