Page 125 - Demo
P. 125


                                    123Sistemet fizike (Gjeosferat) Profili i dherave Po ta gërmojmë dheun deri në një thellësi të caktuar, do të vërejmë disa shtresa (ose horizonte), të cilat ndryshojnë ndërmjet tyre nga përbërja minerale dhe organike, por edhe nga vetitë fizike. 1. Çfarë është biosfera? Me cilat mbështjellje të tjera të Tokës është e lidhur ngushtësisht ajo? 2. Përshkruaj botën e gjallë të vendbanimit tënd.3. Përcakto se cilit mjedis jetësor i përket bimësia e paraqitur në secilën prej figurave të mëposhtme. Evidento se ku shtrihet kjo lloj bimësie, duke e ilustruar përshkrimin tënd me nga një bimë përfaqësuese. 4. Realizo një detyrë tematike mbi përhapjen dhe veçoritë e botës organike në zonën ku banon. Vëzhgo për bimë apo kafshë të kërcënuara nga ndryshimet klimatike (në zonën ku jeton). Mbaj qëndrim dhe jep kontributin tënd në zbutjen e problematikës. Materiali që do të prezantohet mund të jetë: raportim me shkrim, prezantim me videoprojektor, album, poster, fletëpalosje etj. Fletëpalosjet mund të përdoren më pas në një fushatë ndërgjegjësimi për bashkëmoshatarët e tu. Shtresa A, që është dhe shtresa më e sipërme, i nënshtrohet veprimit të elementeve klimatike. Ajo ka një ngjyrë më të errët nga shtresat e tjera, për shkak të humusit të saj, i cili krijohet kryesisht nga mbetjet e bimëve dhe të kafshëve. Këtu gjenden të përziera edhe lëndë minerale. Farat e bimëve të ndryshme mbijnë kryesisht në këtë shtresë.Shtresa B, e cila ka ngjyrë më të çelët sepse përmban sasi të vogla humusi, është e pasur me lëndë minerale që vijnë nga shtresa e sipërme (prej ujërave) dhe përshkohet lehtësisht nga uji.Shtresa C ka një strukturë copëzore dhe nuk përmban humus. Nën këtë shtresë ndodhet shkëmbi mëmë, i pashpërbërë.ABCa. b. c.d. e. f. DheratDherat janë një trup natyror i formuar prej grumbullimit të materialeve të shpërbëra nga shkatërrimi i shkëmbinjve, prej ajrit, ujit në formë tretësirash të pasura me kripëra, copëzave të fosileve organike dhe organizmave të gjallë (shumë të vegjël e mikroskopikë, si: insektet, krimbat, bakteret).Dherat gjenden në pjesën e sipërme të kores së Tokës dhe janë të pasura me lëndë organike. Shkëmbinjtë mbi të cilët formohen dherat, i quajmë shkëmbinj mëmë (shih figurën 7). Për formimin e dherave nevojiten periudha të gjata kohore, sepse procesi i shkatërrimit të shkëmbinjve është shumë i ngadaltë (për formimin e një centimetri dhé/tokë nevojiten nga 100 deri në 1000 vjet). Në shpërbërjen e tyre ndikon edhe veprimtaria e kafshëve, bimëve dhe gjallesave shumë të vogla. Dherat ndryshojnë ndërmjet tyre në trashësi, ngjyrë, përbërje minerale, dendësi etj., pasi varen nga disa faktorë: lloji i shkëmbinjve, klima, relievi, bota e gjallë, veprimtaria e njeriut.Profili i dherave (tokave) 7Radha jote
                                
   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129