Page 126 - Demo
P. 126


                                    124MësimiI.1brezi i shkurreve mesdhetare(mareja, shqopa, dafina etj.) niveli i detit 0 metër400 m, në veri të vendit1000 m, në jug të vendit1000 m, në veri të vendit1200 m, në jug të vendit1600 m, në veri të vendit1800 m, në jug të vendit2751 mbrezi i dushqeve (lisi i butë, qarri, bunga etj.)brezi i aheve (ahishtat dhe pyjet halore)brezi i kullotave alpine(bimësi barishtore, dëllinjadhe pisha xhuxhe)2.26Shpërndarja e botës së gjallë varet nga një sërë faktorësh. Kështu, midis faktorëve që ndikojnë në shpërndarjen e bimësisë dallojmë: klimën, cilësinë e ajrit, relievin, llojet e tokave dhe veprimtarinë e njeriut. Bota shtazore ndryshon në varësi të evolucionit të Tokës, klimës, relievit, bimësisë dhe njeriut. Më poshtë shohim se si ndikojnë secili prej faktorëve në shpërndarjen e bimësisë dhe të botës shtazore. Faktorët që ndikojnë në shpërndarjen e bimësisëKlima. Nga Ekuatori drejt poleve, klima ndryshon, duke ndikuar mbi bimësinë me të gjitha elementet e saj (shih figurën 1). Drita është një nga elementet e klimës, për të cilin bima ka shumë nevojë për të kryer procesin e fotosintezës. Disa bimë janë dritëdashëse, ndërsa disa të tjera, hijedashëse. Lagështira është një element tepër i domosdoshëm për jetën e bimëve, pasi nëpërmjet saj treten kripërat e ndryshme, që ato i thithin me anë të rrënjëve. Disa bimë kanë nevojë për më tepër lagështirë sesa të tjerat. Era i ndihmon gjithashtu bimët në avullimin e ujit që kanë thithur nëpërmjet rrënjëve, si dhe ndikon në pjalmimin e tyre dhe shpërndarjen e farërave. Erërat e forta e rrezikojnë shumë zhvillimin e bimësisë. Cilësia e ajritAjri ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e bimëve. Prej tij, ato marrin dioksidin e karbonit për të kryer procesin e fotosintezës. Ajri i ndotur e dëmton shumë bimësinë.RelieviRelievi ndikon në bimësi me anë të lartësisë dhe të drejtimit (shih figurën 2). Duke qenë se temperaturat e ajrit ndryshojnë me rritjen e lartësisë, edhe llojet e bimësisë janë të ndryshme. Ato ndryshojnë edhe në varësi të drejtimit të relievit, sepse prej tij varet ekspozimi i bimëve ndaj rrezatimit diellor, erës dhe reshjeve.Diskutojmë Bazuar në njohuritë që kemi, ne mund të dallojmë disa nga faktorët që ndikojnë në shpërndarjen e botës së gjallë dhe në shumëllojshmërinë e saj. Sipas mendimit tuaj, cilët janë ata?Fjalë kyçe faktorët që ndikojnë në shpërndarjen e bimësisë faktorët që ndikojnë në shpërndarjen e botës shtazoreFAKTORËT QË NDIKOJNË NË SHPËRNDARJEN E BOTËS SË GJALLË• Bimët dritëdashëse i kanë gjethet të trasha, ndërsa gjethet e bimëve hijedashëse janë të holla.• Ndryshimi i temperaturave të ajrit ndikon në shpërndarjen e bimësisë. Në zonat e nxehta, bimët u përshtaten temperaturave të larta, ndërsa në tundër rritet bimësi që u përshtatet temperaturave të ulëta. • Në varësi të lagështirës së ajrit ndryshon edhe forma e gjetheve të bimëve. Në zonat me reshje të shumta, bimësia është gjethegjerë (për të avulluar ujin e tepërt), ndërsa në mjediset shkretinore, ajo gjendet në formë kaktusesh me gjemba (për të zvogëluar sipërfaqet avulluese).zona polare bimësia e zonave tëftohtapyje tropikalepyje fletëgjerë(klimë mesatare oqeanike)tajgatundrabimësi konifere(klimë e ftohtë kontinentale)shkretëtirë e zonës mesataresavana shkretëtirë tropikalezona subpolare00 gjerësi gjeografike ekuatorialeklimë e lagësht klimë e thatë900 gjerësi gjeografike polarebimësia e zonave mesatarebimësia e zonës së nxehtëpakësimi i sasisë së reshjeve dhe i lagështirës së ajritulja e temperaturës sipas gjerësisë gjeografike1 Ndryshimi i bimësisë sipas klimës
                                
   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130