Page 127 - Demo
P. 127
125Sistemet fizike (Gjeosferat) brezi i shkurreve mesdhetare(mareja, shqopa, dafina etj.) niveli i detit 0 metër400 m, në veri të vendit1000 m, në jug të vendit1000 m, në veri të vendit1200 m, në jug të vendit1600 m, në veri të vendit1800 m, në jug të vendit2751 mbrezi i dushqeve (lisi i butë, qarri, bunga etj.)brezi i aheve (ahishtat dhe pyjet halore)brezi i kullotave alpine(bimësi barishtore, dëllinjadhe pisha xhuxhe)Skema paraqet brezat e bimësisë sipas relievit, në Republikën e Shqipërisë. 2 Skema paraqet ndikimin pozitiv të njeriut mbi bimësinë.3toka të kafenjtaNë Shqipëri, sipas lartësisë së relievit formohen këto kate (breza) të bimësisë:shkurret mesdhetare, dushqet, ahu (ahishtat e pyjet halore) dhe kullotat alpine.Përshkruaj se çfarë ndikimi ka mbi bimësinë komuniteti në vendbanimin tënd. Tokat (dherat)Tokat ndikojnë në shumëllojshmërinë e botës bimore. Bimët mund të ndryshojnë midis tyre edhe për shkak të vetive fizike dhe kimike të tokave. Kështu, megjithëse mund të ndodhen në të njëjtat kushte klimaterike, në varësi të vetive fizike dhe kimike të tokave ku rriten, bimët marrin veçori të ndryshme.NjeriuVeprimtaria njerëzore ndikon shumë mbi bimësinë (shih figurën 3). Njeriu mund ta shtojë dhe të kujdeset për bimësinë, por në shumë raste mund ta dëmtojë atë nëpërmjet prerjeve, djegieve, përdorimit të tepërt të plehrave të ndryshme kimike etj. Faktorët që ndikojnë në shpërndarjen e botës shtazoreEvolucioni i Tokës. Ndryshimet që ka pësuar sipërfaqja e Tokës përgjatë kohës së saj gjeologjike, kanë ndikuar edhe në botën shtazore (shih figurën 4). Si rezultat i shkëputjes dhe veçimit të kontinenteve nga njëri-tjetri, bota e hershme shtazore u zhvillua në kushtet specifike të secilit prej tyre, duke marrë veçoritë përkatëse. EVROPËAFRIKËAUSTRALIAZI Kanali i PanamasëMendohet se në këtë zonë e ka origjinën familja e deveve (deve dhe lama), e cila daton në periudhën e Plejstocenit. AMERIKA E JUGUTAMERIKA E VERIUTNdryshimet që ka pësuar familja e devesë (deve dhe lama) në përshtatje me kushtet e mjedisit. 4

