Page 128 - Demo
P. 128
126Sistemet fizike (Gjeosferat) 1 Rendit faktorët kryesorë që ndikojnë në shpërndarjen e botës së gjallë dhe evidento ndikimin e secilit prej tyre. 2 Gjej informacione apo kuriozitete për llojet e botës së gjallë që jetojnë në klima të ndryshme në planet dhe diskuto rreth tyre në klasë. Sill në klasë kuriozitete të ndryshme mbi shpërndarjen e tyre, mënyrën si u janë përshtatur kushteve të mjedisit, evolucionin që kanë pësuar etj.3 Sill shembuj që tregojnë si ndikon secili prej faktorëve të mësipërm në shpërndarjen e botës së gjallë në vendbanimin tënd.Bota shtazore e zonës së nxehtë (midis dy tropikëve) Bota shtazore e zonës së ftohtë (polare dhe subpolare)5 6Bazuar në figurat 5 dhe 6, përshkruaj ndryshimet që vëren midis llojeve të botës shtazore të zonës së nxehtë dhe atyre të zonës së ftohtë.Kjo shpjegon ndryshimet midis botës shtazore të kontinentit të Amerikës së Jugut dhe asaj të kontinentit afrikan, edhe pse kanë kushte klimatike të ngjashme. Pas ndarjes së dy kontinenteve dhjetëra milionë vite më parë, në secilin prej tyre u zhvilluan lloje të reja të botës shtazore.Klima vepron mbi botën shtazore me të gjitha elementet e saj. Kafshët i përshtaten klimës në të cilën jetojnë, për shembull, në zonën e nxehtë, kafshët që jetojnë nëpër pyje ushqehen me farat dhe frutat e pemëve, apo jetojnë në zona ujore. Në stepa dhe shkretëtira jetojnë kafshë barngrënëse, të cilat mund të vrapojnë shumë dhe të përballojnë rrugë të gjata për të gjetur ushqim. Në zonën e ftohtë, kafshët mbrohen nga temperaturat shumë të ulëta me anë të qimeve ose puplave që mbulojnë trupin e tyre, si dhe prej shtresave të trasha të dhjamit nën lëkurë. Ndryshe nga bimët, bota shtazore (kryesisht shpendët) kanë aftësinë e përshtatjes edhe nëpërmjet shtegtimit. Relievi dhe bimësiaFormat e relievit ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në botën shtazore. Ajo merr tipare të ndryshme në zona fushore, kodrinore, malore apo në shpella. Gjithashtu, relievi ndikon (edhe pse në mënyrë të tërthortë) me anë të bimësisë. Siç e dimë, ndryshimi i lartësisë së relievit çon në krijimin e kateve të bimësisë, e cila përbën edhe mjedisin ku ushqehet bota shtazore. Në këtë mënyrë, bimësia ndikon në llojet dhe në përhapjen e botës shtazore.NjeriuNdikimi i njeriut në përhapjen dhe shumëllojshmërinë e botës shtazore është mjaft i madh. Ai ka ndikuar pozitivisht nëpërmjet shtimit të llojeve të ndryshme të kafshëve dhe transportimit të tyre nga një vend në tjetrin. Por, përmes gjuetisë apo zvogëlimit të sipërfaqeve të gjelbra, njeriu e ka dëmtuar ose pakësuar botën shtazore.Radha jote

