Page 13 - Demo
P. 13
11MësimiI.1Shembull që paraqet vendndodhjen absolute të një banese. Pesë temat bazë të gjeografisëQëllimi për t'i ndihmuar njerëzit të gjejnë mënyrat më të mira për organizimin e jetës, i shtyn gjeografët të bëjnë kërkime rreth planetit ku jetojmë dhe lidhjes që krijohet ndërmjet tij dhe njeriut. Për të realizuar këtë njohje, gjeografët kanë zhvilluar pesë temat bazë të gjeografisë. Këto janë: vendndodhja, vendi, rajoni, lëvizja dhe bashkëveprimi i njeriut me mjedisin (shih figurën 1). Për secilën prej këtyre temave përdoret një metodë e caktuar e kërkimit gjeografik. VendndodhjaPyetja e parë që bëhet në gjeografi është: “Ku...?”. Duke iu përgjigjur pyetjes, gjeografët përcaktojnë se ku gjendet një vend në Tokë, pra përcaktojnë vendndodhjen e tij. Ka dy mënyra për përcaktimin e vendndodhjes së një vendi: absolute dhe relative.Vendndodhja absolute tregon, përmes koordinatave gjeografike, se ku gjendet saktësisht një vend (shih shembullin 1). Edhe adresa e plotë e shtëpisë ku banon secili prej nesh paraqet vendndodhjen absolute të saj (shih figurën 2). Në mësimet në vijim do të mësojmë më shumë rreth përdorimit të koordinatave gjeografike në orientimin tonë në mjedisin përreth. Dërgon: Agron SinaAdresa: Bulevardi “Bajram Curri”Pallati 2, Shkalla 1, Apartamenti 5.TiranëPESË TEMAT BAZË TË GJEOGRAFISË Diskutojmë Nëse për pushimet e verës fton në shtëpinë tënde një shok apo shoqe që jeton jashtë Kosovës, si do ta orientoje për të ardhur deri aty? Si do t’ia përshkruaje vendbanimin tënd?pesë temat bazë të gjeografisë vendndodhja vendirajoni dhe llojet e tij Fjalë kyçe25temat e gjeografisëbashkëveprimibashkëveprimi i njeriut me mjedisinabsolute relative tipare fiziketiparehumanevende me tipare të ngjashmee njerëzve, e mallrave dhe e informacionitvendndodhja1 2 3 4 5vendi rajoniPrishtinëSkema paraqet përmbajtjen e secilës prej temave të gjeografisë. 1lëvizja1.3

