Page 132 - Demo
P. 132
130(PËRSËRITJA IV - HIDROSFERA )SISTEMET FIZIKE-GJEOSFERAT5 Vendos në figurën 4, elementet përbërëse të lumit dhe evidento se çfarë veprimtarie kryen ai që prej burimit të tij e deri në derdhje.6 Bazuar në figurën 5: a) përcakto pjesët përbërëse të akullnajës; b) përshkruaj veprimtarinë e akullnajës gjatë rrugës që ajo përshkon.7 Analizo botën e gjallë sipas brezave të nxehtësisë.8 Diskuto mbi pyetjet e mëposhtme. a) Pse qarkullon uji në natyrë?b) Çfarë veçorish kanë ujërat e oqeaneve/deteve?c) Pse formohen valët?d) Ç’janë baticat dhe zbaticat dhe pse formohen ato?e) Ç’janë rrymat oqeanike dhe si formohen ato? Pse e ndryshojnë drejtimin gjatë rrugëtimit të tyre?f) Si ndahen liqenet sipas origjinës?g) Çfarë janë ujërat nëntokësore dhe cilët janë faktorët që ndikojnë në formimin e tyre. h) Çfarë janë burimet dhe sa lloje janë ato?i) Si formohet akullnaja?j) Cilët janë faktorët që ndikojnë në shpërnardjen e bimësisë dhe të botës shtazore? Si ndikon secili prej tyre?9 Lidh me shigjetë alternativat e duhura. a) formohet nga uji i përftuar prej shkrirjes së akujve në një gropë akullnajore.b) është e errët dhe e ftohtë, sepse aty nuk mbërrin rrezatimi diellor.c) formohet kur bora e sezonit bie mbi borën e pashkrirë të sezonit të kaluar.d) formohet kur temperatura e tij është më e ulët se temperatura e ajrit.1. Bora e përhershme 2. Burimi i ftohtë3. Liqeni akullnajor4. Shtresa ujore e fundit të oqeanit 4 5PROVO KOMPETENCAT

