Page 133 - Demo
P. 133


                                    131PROJEKT (ORA E DYTË)Çështjet mjedisore pranë vendbanimit timRezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja: •	 diskuton mbi potencialet turistike, ekonomike dhe mjedisore që mund të ketë pranë vendbanimit të tij/saj dhe rolin e tyre në zhvillimin e komunitetit;•	 hulumton mbi një çështje mjedisore në zonën e tij/saj dhe përcakton faktorët e mundshëm që e shkaktojnë atë;•	 identifikon disa zgjidhje të mundshme, që ofrohen nga pushteti qendor, nga pushteti lokal, komuniteti, apo ai/ajo si individ;•	 vlerëson përftimet dhe rreziqet e zgjidhjeve të mundshme;•	 ndan me grupin e punës idetë dhe përfundimet individuale;•	 u bën thirrje moshatarëve dhe komunitetit për të qenë aktivë në zgjidhjet e problemeve të tilla.Burimet kryesore të informacionit: teksti mësimor, materiale të hulumtuara dhe të grumbulluara nga burime të ndryshme, vëzhgime të nxënësve në terren, biseda me më të rriturit e familjes dhe komunitetin përkatës; të dhëna dhe analiza të marra pranë pushtetit lokal; informacione të siguruara nga: interneti, institucione apo organizata mjedisore, media dhe shtypi.Metodologjia që do të përdoret:punë në grupe, hulumtim, intervista, anketim, diskutim, analizë, paraqitje, shkëmbim opinionesh.Mjetet që do të përdoren deri në realizimin përfundimtar të projektit: teksti mësimor, materiale me informacione nga shtypi i shkruar; kompjuter, videoprojektor; tabelë prezantimi, shënues, fletëpalosje, postera, fotografi, skica/vizatime; fletë-anketa dhe makete të ndërtuara nga nxënësit/et etj.Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së tretë të projektit:• Nxënësit/et përshkruajnë punën e bërë deri në këtë fazë të projektit. Tashmë ai duhet të jetë në trajtën e një raporti paraprak, ndaj u këshillohet të tregojnë një vëmendje të veçantë për origjinalitetin dhe cilësinë e punimit, për të pasur një produkt sa më të realizuar në fazën përfundimtare. • Evidentohet kontributi i secilit anëtar të grupit dhe shkalla e bashkëpunimit midis tyre.• Nxënësit/et përshkruajnë shkallën e përdorimit të burimeve të informacionit, rrugët e sigurimit dhe vlefshmërinë e tyre.• Raportohen vështirësitë dhe bëhen sugjerime edhe nga nxënës/e të grupeve të tjera, mbi zgjidhje dhe ide të ndryshme. ShënimPër udhëzimet e realizimit të projektit referoju rubrikës përkatëse, të paraqitur në orën e parë të tij.
                                
   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137