Page 135 - Demo
P. 135


                                    133MësimiI.1 Dinamika e popullsisë së botës në periudhat më të hershme Në vitin 2018, popullsia botërore u vlerësua rreth 7,6 miliardë banorë. Ky numër është rezultat i rritjes së vazhdueshme të saj, por edhe i luhatjeve të herëpashershme që ka pësuar. Në përgjithësi, dinamika e popullsisë është përcaktuar nga ndikimi i një sërë faktorësh si: shtimi natyror (lindshmëria dhe vdekshmëria), migrimet, luftërat, fatkeqësitë natyrore, epidemitë, politikat demografike të shteteve, mosha e martesës etj. Në periudha të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë, disa prej këtyre faktorëve kanë pasur ndikim më të madh. Lidhur me periudhën fillestare të rritjes se numrit të popullsisë, demografët nxjerrin përfundime të ndryshme. Disa prej tyre mendojnë se në periudhat e hershme, rritja më e madhe e numrit të popullsisë ka ndodhur 80 000-60 000 p.e.s. (në paleolit), për shkak të përmirësimit të veglave të punës dhe ngrohjes së klimës (shih figurën 1). Disa të tjerë mendojnë se rritja më e madhe e popullsisë ka ndodhur 10 000-4000 vjet p.e.s. (në neolit), si rezultat i ndryshimeve shumë të mëdha që ajo pësoi në mënyrën e jetesës. Sipas tyre, kthimi i banorëve nga gjuetarë në zbutës të kafshëve dhe kultivues të bimëve të ndryshme bujqësore, solli jo vetëm përqendrimin e popullsisë në territore të caktuara, por edhe një rritje të madhe të saj. Ata vlerësojnë se gjatë neolitit, popullsia nga 4-6 milionë që ishte 10 000 vite p.e.s., arriti në 60-70 milionë në vitin 4000 p.e.s.Numri i popullsisë në epokën moderne dhe faktorët që kanë ndikuar në dinamikën e saj Deri në fillim të Revolucionit Industrial, veçori themelore e popullsisë së botës ishte rritja e ngadalshme e saj (me rënie të herëpashershme të numrit të popullsisë). Në uljen e ritmit të shtimit të popullsisë ndikuan: prodhimi i ulët bujqësor, luftërat, uria, epidemitë e ndryshme (malaria, mortaja, ethet e verdha etj.), standardi i ulët i jetesës, fatkeqësitë natyrore (thatësirat, tërmetet, përmbytjet), niveli i ulët i arsimit etj.Pas revolucionit industrial, popullsia e botës filloi të rritej me ritme të shpejta (shih figurat 1 dhe 2). Kështu, në mes të viteve 1800-1900, popullsia u rrit deri në rreth 80%, ndërsa nga 1900 e deri sot, numri i saj gati është pesëfishuar. Gjatë periudhës pas Luftës II Botërore, popullsia është rritur mesatarisht me një ritëm vjetor 1,8%. Ritmin më të shpejtë të rritjes së popullsisë (2,04%), njerëzimi e ka njohur në vitet 1965-1970. 3.1Diskutojmë Në periudha të ndryshme zhvillimi, numri i popullsisë së botës ka pësuar ndryshime. Si mendoni, cilët janë faktorët që kanë ndikuar në këtë drejtim? Përshkruani si ka ndryshuar me kalimin e viteve numri i banorëve të vendbanimit tuaj dhe tregoni çfarë prirjeje ka (rritje apo zvogëlim të popullsisë).Fjalë kyçedinamika e popullsisështimi natyror i popullsisëfaktorët që ndikojnë në dinamikën e popullsisëDINAMIKA E POPULLSISË SË BOTËS8765432187654321Epoka e hershme e guritEpoka e Re e GuritFillimi i Epokës së Re të Gurit Epoka e BronzitAntikitetiEpoka e HekuritEpoka modernePopullsia e botës (në miliard)2-5 milionë vite7000 vite p.e.s.6000 vite p.e.s.5000 vite p.e.s.4000 vite p.e.s.3000 vite p.e.s.2000 vite p.e.s.1000 vite p.e.s.viti 1000 e.s.Murtaja e Zezë (epidemi vdekjeprurëse e popullsisë)viti 2025Viti 1 e.s.Paleoliti Fillimi i NeolititNeolitiMesjetaLeximPopullsia përfaqëson një numër individësh (banorësh) të cilët jetojnë në një vend, shtet, territor etj. Shkenca që merret me studimin e popullsisë është demografia. Krahas saj,popullsia është objekt studimi i shumë shkencave të tjera, duke përfshirë këtu edhe gjeografinë. Gjeografia e popullsisë studion shtrirjen hapësinore të popullsisë, dinamikën dhe përbërjen strukturore të saj.Grafiku paraqet dinamikën e popullsisë së Botës, nga prehistoria deri sot 1
                                
   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139