Page 136 - Demo
P. 136


                                    134Sistemet humaneRritja e popullsisë pas Revolucionit Industrial ka qenë ngushtësisht e lidhur me një sërë faktorësh, të tillë si: arritjet në fushën e shkencës dhe të teknikës, zhvillimi socialo-ekonomik, zbulimi dhe përdorimi i barnave kundër epidemive (zbulimi i penicilinës kundër sëmundjeve infektive), përmirësimi i kushteve higjieno-sanitare (ndërtimi dhe zgjerimi i sistemit të ujësjellës-kanalizimeve), rritja e prodhimit bujqësor, krijimi i organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare për sigurimin e ndihmës shëndetësore e ushqimore etj.Një ndikim të drejtpërdrejtë në dinamikën e popullsisë botërore ka shtimi natyror (lindshmëria). Kur numri i lindjeve është më i madh se numri i vdekjeve, popullsia rritet. Lindshmëria varet kryesisht nga struktura moshore e popullsisë, hyrja në moshën e martesës, trashëgimia, niveli i jetesës, shkollimi, pozita e gruas në shoqëri, siguria e jetës, politikat demografike të vendeve etj. Sot, vendet që karakterizohen nga numri i madh i lindjeve dhe që shënojnë rritje të vazhdueshme të popullsisë janë: Kina (me popullsinë më të madhe në botë), India, ShBA-ja, Indonezia, Brazili dhe Pakistani (shih figurën 3). Në rajonin e Evropës dhe në Australi, lindshmëria është ulur ndjeshëm.1 Përshkruaj si ka ndryshuar numri i popullsisë së botës në periudha të ndryshme.2 Bazuar në figurat 1, 2 dhe 3, evidento numrin e popullsisë sot në botë dhe analizo faktorët që ndikojnë. Ilustro me shembuj.3 Hulumto, gjej informacione dhe përgatit me to një detyrë tematike mbi ndryshimet që ka pësuar numri i popullsisë së botës dhe faktorët që kanë ndikuar në dinamikën e saj.Radha jote1700 18001804:1 miliard1927: 2 miliardë1960:3 miliardë1987:5 miliardë2012:7 miliardë1974:4 miliardë1999:6 miliardë2024:8 miliardë2048:9 miliardë1900 2000KinëIndiShBAIndoneziBrazilPakistanNigeriBangladeshRusiMeksikëJaponiEtiopiFilipineEgjiptVietnamR.D. KongosGjermaniIranTurqiTajlandëBritania e MadheFrancëItaliTanzaniAfrika e JugutMianmarKoreja e JugutKenia1,4151,354327267211201196166144131127108107999684828282696765595957545151LEGJENDËPopullsia (në milionë banorë)1,354 - 1,415100 - 32750 - 995 - 49më pak se 5 1. Bazuar në figurat 1 dhe 2, përshkruaj si ka ndryshuar numri i popullsisë së botës përgjatë periudhave të ndryshme.2. Përshkruaj ndryshimet e numrit të popullsisë së Kosovës në periudha kryesore të historisë.23Paraqitje grafike e dinamikës së popullsisë së botës nga Revolucioni I Industrial deri më sotHarta paraqet vendet me numrin më të madh të popullsisë në botë.
                                
   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140