Page 137 - Demo
P. 137


                                    135MësimiI.1 Faktorët kryesorë që ndikojnë në shpërndarjen e popullsisë në botë Shpeshherë, njerëzit synojnë të vendosen në territore me kushte natyrore dhe socioekonomike sa më të mira për të jetuar. Si rezultat i kësaj, të gjitha pjesët në sipërfaqen e Tokës nuk janë njësoj të banuara. Në planetin tonë ekzistojnë vise të banuara- ekumena,vise rrallë të banuara- semiekumena dhe vise jo shumë të banuara- anekumena. Kjo shpërndarje e pabarabartë e popullsisë ka përcaktuar një përqendrim jo të njëjtë të saj në vende të ndryshme të botës (shih figurën 1). Përgjatë periudhave kohore, dendësia mesatare e popullsisë ka shënuar vazhdimisht rritje. Kjo rritje ka ndodhur paralelisht me rritjen e numrit të përgjithshëm të popullsisë së botës. Nëse në fillim të shekullit XX dendësia e popullsisë ishte 11 banorë/km2, sot ajo shkon në rreth 57 banorë/km2. SHPËRNDARJA E POPULLSISË NË BOTËFjalë kyçeshpërndarje e popullsisëfaktorët që ndikojnë në shpërndarjen e popullsisë dendësia e popullsisë3.2Diskutojmë Në planetin tonë, shpërndarja e popullsisë nuk është e njëjtë. Cilët mendoni se janë faktorët që ndikojnë? LEGJENDËDendësia e popullsisë, 2017 (banorë/km2)më pak se 25 26-5051-100100-250më shumë se 250nuk ka të dhënaHarta paraqet dendësinë e popullsisë në botë (viti 2017). 1Shpërndarja e popullsisë dhe dendësia e saj ndryshojnë në varësi të ndikimit të disa faktorëve, midis të cilëve veçojmë:- faktorët gjeografikë (klima, relievi, tokat, hidrografia, pasuritë nëntokësore dhe bota e gjallë);- faktorët demografikë (lindshmëria, vdekshmëria, migrimet etj.);- faktorët socio-ekonomikë (niveli i zhvillimit ekonomik, kulturor, arsimor, politikat demografike etj.). Shpërndarja e popullsisë në botë Nëse i referohemi shpërndarjes së popullsisë sipas kontinenteve, përqendrimi më i madh i saj është në Azi, ndërkohë që Australia është kontinenti më pak i populluar (shih tabelën 2). Me ndihmën e mësuesit/es, përshkruaj shpërndarjen e popullsisë në Kosovë ose në vendbanimin tënd dhe rendit faktorët kryesorë që kanë ndikuar në të.
                                
   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141