Page 138 - Demo
P. 138


                                    136Sistemet humaneSipërfaqja e kontinentitPopullsia 2018në km² në % Gjithsej në % dendësia në banorë/km²Azia 44 579 000 32,6 4 545 133 094 59,55 102Afrika 30 370 000 22,2 1 287 920 518 16,87 43Evropa 10 354 000 7,7 742 648 010 9,73 73Amerika Veriore 24 709 000 16,1 587 615 976 7,70 24Amerika Jugore 17 840 000 15,1 428 240 515 5,61% 24Australia/Oqeania 8 600 000 6,3 41 261 212 0,54% 5Shpërndarje e pabarabartë e popullsisë vihet re edhe në brendësi të kontinenteve (shih figurat 3 dhe 4). Për dendësinë më të madhe të popullsisë dallohen Bangladeshi, Tajvani, Koreja e Jugut, Ruanda, Holanda, Haiti, India etj. Dendësi lartë kanë gjithashtu edhe qendrat e mëdha urbane e industriale dhe ato bregdetare.Tabela paraqet numrin e popullsisë dhe dendësinë mesatare të saj sipas 2 kontinenteve (viti 2018).Ndryshime të dukshme në shpërndarjen e popullsisë vihen re edhe ndërmjet “vendeve në zhvillim” dhe “vendeve të zhvilluara”. Rreth 83% e popullsisë së botës jeton në “vendet në zhvillim”, ndërkohë që vetëm 17% është përqendruar në “vendet e zhvilluara”. Kjo lidhet kryesisht me uljen e numrit të lindjeve në “vendet e zhvilluara”, me standardin e lartë të jetesës dhe me zbatimin e politikave të planifikimit familjar në këto vende.Dallime të dukshme në shpërndarjen e popullsisë ka edhe midis Hemisferës Veriore dhe Hemisferës Jugore. Në Hemisferën Veriore, e cila përfshin 67% të sipërfaqes tokësore, jeton 86% e popullsisë së botës, ndërkohë që në Hemisferën Jugore, e cila përbën 33% të sipërfaqes, jeton vetëm 14% e kësaj popullsie.Harta paraqet vendet me dendësinë më të madhe të popullsisë në botë.Harta paraqet dendësinë mesatare të popullsisë së Kinës sipas njësive administrative.34Bangladeshi1146 b/km2 Tajvani (651 b/km2)Koreja e Jugut (515 b/km2)Ruanda (456 b/km2) Holanda (415 b/km2)Haiti (411 b/km2)India (406 b/km2)LEGJENDËPopullsia në km2 > 900 800-900 700-800 600-700 500-600 400-500 300-400 200-300 100-200 50-100 0-50
                                
   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142