Page 139 - Demo
P. 139


                                    137Sistemet humane1 Cilët janë faktorët kryesorë që ndikojnë në shpërndarjen e popullsisë në botë?2 Analizo shpërndarjen e popullsisë në botë.3 Hulumto, gjej informacione dhe përgatit me to një detyrë tematike mbi shpërndarjen e popullsisë në botë dhe faktorët që kanë ndikuar në të.Radha joteSipas gjerësisë gjeografike, përqindjen më të madhe të popullsisë e kanë vendet që ndodhen në gjerësitë gjeografike 200-600, ku edhe kushtet natyrore (sidomos klima) janë më të përshtatshme për jetesë (shih tabelën 5). Hemisfera Gjerësia gjeografike Vlerat (në %) të popullsisë së botësHemisfera Veriore(jeton 86,4% e popullsisëbotërore)600-900 0,2400-600 20,5200-400 49,000-200 16,7Hemisfera Jugore(jeton 13,6% e popullsisëbotërore)00-200 6,5200-400 6,5400-600 0,6600-900 0,0Ndër faktorët natyrorë, një rol të veçantë në shpërndarjen e popullsisë ka relievi. Pjesa më e madhe e popullsisë së botës është e përqendruar në ultësira, pranë luginave lumore dhe zonave kodrinore. Ndërkohë, në viset malore jeton një pjesë e vogël e saj. Në ultësira me lartësi deri në 200 m mbi nivelin e detit (të cilat përbëjnë 28% të sipërfaqes së Tokës) jetojnë rreth 60% e popullsisë botërore, ndërsa në lartësitë mbi 1000 m (që përbëjnë 22% të sipërfaqes) jetojnë vetëm rreth 7% e popullsisë së botës.Tabela paraqet shpërndarjen e popullsisë së botës sipas gjerësisë gjeografike. 5LeximPolitikat demografikeSistemi i masave dhe veprimeve që ndikojnë në shpejtimin apo ngadalësimin e ritmit të rritjes së popullsisë, quhet politikë demografike. Dallohen 4 lloje politikash demografike:- politika pro lindshmërisë (natalitetit) - e cila nxit dhe mbështet rritjen e numrit të lindjeve;- politika kundër lindshmërisë - e cila nxit ngadalësimin e shtimit natyror të popullsisë;- politika rishpërndarëse (migrative)- që nxit zhvendosjen e popullsisë nga zonat me dendësi të madhe, drejt zonave me dendësi të vogël të popullsisë;- politika cilësore (eugjenike) - e cila ndikon në përmirësimin e cilësisë së jetës (nxit rritjen e kujdesit shëndetësor për nënat dhe fëmijët). Pamjet tregojnë përqendrim të lartë të popullsisë: në Tajvan; b) përgjatë luginës së lumit Gang.6a)b)Kujtoni njohuritë që keni marrë për klimën në planetin tonë. Përshkruani kushtet natyrore të vendeve që ndodhen në gjerësitë gjeografike mesatare, duke evidentuar ndikimin e tyre në përqendrimin e popullsisë.
                                
   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143