Page 141 - Demo
P. 141


                                    139Sistemet humanee përgjithshëm të popullsisë së vendit, rajonit ose botës. Në varësi të kushteve biologjike të shoqërisë, popullsia e botës ka shfaqur vazhdimisht prirjen të ruajë një raport numerik prej rreth 49,55 % femra dhe 50,45 % meshkuj. Këto përqindje gati të përafërta shpjegohen me faktin se gratë përgjithësisht jetojnë më gjatë, ndërkohë që në botë lindin më shumë djem sesa vajza (107 djem/100 vajza). Megjithatë, në vende të ndryshme raporti numerik për sa i përket gjinisë nuk është i njëjtë (shih figurën 2). Ndryshimet që vihen re në këtë raport lidhen kryesisht me: shtimin natyror që karakterizon çdo vend të botës, migrimet, krizat ekonomike, luftërat etj. Struktura ekonomike dhe struktura arsimore e popullsisëMe strukturë ekonomike të popullsisë kuptojmë strukturën e popullsisë sipas aktivitetit ekonomik dhe sipas profesionit. Sipas aktivitetit ekonomik, popullsia ndahet në dy grupime: popullsi ekonomikisht aktive dhe popullsi ekonomikisht joaktive. Në grupimin e parë përfshihet ajo pjesë e popullsisë që punon dhe krijon të ardhura, ndërsa në të dytin bëjnë pjesë grupet e popullsisë që nuk krijojnë të ardhura, por vetëm shpenzojnë të mira materiale.Në bazë të veprimtarisë ekonomike që kryen, popullsia ndahet edhe sipas profesioneve, p.sh: mësues, mjek, inxhinier, shofer etj., dhe sipas tyre punësohet nësektorin e parë, të dytë apo të tretë (shih figurën 3).Me strukturë arsimore të popullsisë, kuptojmë ndarjen e popullsisë në grupe, bazuar në nivelin e arsimimit.  Struktura e popullsisë sipas racës Jetesa në kushte të ndryshme natyrore ka përcaktuar edhe tiparet fizike (antropologjike) të popullsisë së botës, siç janë: ngjyra e lëkurës, e syve, e flokëve, gjatësia dhe forma e trupit etj. (shih figurën 4).34Pamje nga auditori i një universiteti në Kanada, ku studentët po marrin leksione rreth fushës së inxhinierisë së ndërtimit.Fotografia paraqet individë të racave të ndryshme.Si pasojë e këtyre ndryshimeve, popullsia e botës përbëhet nga tri grupe të mëdha racash: e bardhë (evropoide), e verdhë (mongoloide) dhe e zezë (negroide).Popullsia e racës së bardhë jeton kryesisht në: Evropë, Afrikën Veriore, Amerikën Veriore dhe atë Jugore, Australi, Azinë Jugperëndimore dhe atë Qendrore. Popullsia e racës së verdhë është më tepër e përqendruar në Azinë Lindore, Juglindore, Veriore dhe Qendrore. Popullsia e racës së zezë jeton kryesisht në Afrikë, Amerikën e Mesme dhe ishujt e Oqeanit Paqësor. Përqindjen më të lartë të popullsisë e zë raca e bardhë (rreth 46% e popullsisë botërore), pas saj renditet raca e verdhë (rreth 40% e popullsisë 
                                
   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145