Page 142 - Demo
P. 142


                                    140Sistemet humanebotërore), ndërsa përqindjen më të ulët e zë raca e zezë (me rreth 6% të popullsisë botërore).Lëvizjet migratore të popullsisë (të detyruara ose të lira) kanë sjellë edhe përzierje të racave (si:mulatë, metisë etj.). Ndër kontinentet, Amerika Jugore dallon për numrin e madh të popullsisë së përzier. Struktura etnike e popullsisëStruktura etnike paraqet përbërjen e popullsisë sipas përkatësisë kombëtare. Një bashkësi individësh ka të njëjtën përkatësi kombëtare, nëse ata kanë të njëjtën gjuhë, hapësirë jetese, kulturë dhe histori. Popujt që kanë shtetin e tyre quhen kombe, ndërsa popujt të cilët nuk kanë një shtet të vetin quhen grupe etnike. Gjatë historisë së zhvillimit të shoqërisë njerëzore, struktura etnike e popullsisë ka pësuar ndryshime. Ndikime më të mëdha kanë pasur sidomos lëvizjet e mëdha migratore të popujve në shekullin IV, zbulimet e mëdha gjeografike (shek. XV- XVIII), kolonizimi i kontinenteve të tjera (shek. XIX- XX) dhe migrimet bashkëkohore gjatë shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI. Sipas përbërjes etnike shtetet ndahen në:· shtete homogjene - kur një popull përbën 80-90% të popullsisë;· shtete heterogjene ose shumëkombëshe, të cilat përbëhen nga dy ose më shumë popuj. Struktura fetare e popullsisëPopullsia e planetit u takon besimeve fetare të ndryshme (i krishterë, islam, hindu, budist, judaist etj., si në figurën 5).1 Evidento strukturën e popullsisë botërore sipas: moshës, gjinisë, arsimit, veprimtarisë ekonomike, racës, besimit fetar dhe etnisë. 2 Hulumto, gjej informacione dhe përgatit me to një detyrë tematike mbi përbërjen strukturore të popullsisë në botë.Radha joteBesimi i krishterë ka numrin më të madh të besimtarëve në botë (rreth 31,5%). Ky besim lindi në Evropë dhe gjatë periudhës së zbulimeve gjeografike u përhap edhe në Amerikë e Australi. Të krishterët ndahen në: katolikë, ortodoksë, protestantë etj.Besimi islam është feja e dytë në botë për nga numri i besimtarëve (23,2%). Ky besim është më i përfaqësuar në Azinë Jugperëndimore, Qendrore e Juglindore,në Afrikën Veriore e Lindore dhe në një pjesë më të vogël të Evropës.Hinduizmi është besimi fetar që ndiqet nga rreth 15% e besimtarëve dhe është më ipërhapur në Azinë Jugore.Budizmi ndiqet nga 7,1% e besimtarëve dhe është i përhapur kryesisht në AzinëLindore dhe Juglindore.Judaizmi ndiqet nga rreth 0,22% besimtarë dhe ndeshet kryesisht në Lindjen e Mesme.Mbi 16% e popullsisë në botë (ose rreth 1,2 miliardë individë) janë ateistë ose nuk besojnë në asnjë fe.Harta paraqet strukturën e popullsisë së botës sipas besimeve kryesore fetare. 5Me ndihmën e mësuesit/es, përshkruaj strukturën etnike dhe fetare të popullsisë së Kosovës.LEGJENDËbesime të popullsisë indigjene të krishterë myslimanë judaistë hindu taoistë  budistë ateistëAmerika e JugutAmerika e VeriutEvropa Afrika Azia
                                
   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146