Page 143 - Demo
P. 143


                                    141MësimiI.1 Migrimi dhe faktorët kryesorë që ndikojnëLëvizjet migratore janë karakteristikë për shoqërinë njerëzore që nga periudhat e hershme të ekzistencës së saj e deri në ditët e sotme. Ato ndahen në bazë të disa kritereve: sipas hapësirës dhe distancës që përfshijnë, sipas motivit/faktorit që ndikon, vullnetit dhe mënyrës së organizimit.Sipas hapësirës dhe distancës që përfshin: migrimi është i brendshëm (brenda shtetit, ku mund të jetë lokal ose rajonal) dhe i jashtëm (jashtë shtetit).Migrimi i brendshëm sjell ndryshime në numrin e popullsisë së rajoneve, bashkive, komunave apo lokaliteteve që e përbëjnë atë. Në përgjithësi, zonat urbane, zonat industriale dhe ato turistike kanë ardhje të vazhdueshme të popullsisë. Si rrjedhim, numri i popullsisë së tyre vjen gjithmonë në rritje. Largimi i një pjese të popullsisë jashtë vendit quhet emigrim dhe sjell ulje të numrit të saj. Ardhjet e popullsisë në një vend të caktuar quhen imigrim, i cili ndikon në rritjen e popullsisë së tij.Sipas kohëzgjatjes: migrimi mund të jetë i përkohshëm (ditor, javor, mujor, sezonal) dhe i përhershëm. Sipas motivit ose faktorëve që ndikojnë: migrimi mund të shkaktohet prej faktorit ekonomik, politik, racor, fetar, etnik, natyror, kulturor etj.).Sipas vullnetit: migrimi mund të jetë vullnetar ose i detyruar.Sipas mënyrës së organizimit: migrimi mund të jetë i organizuar ose spontan.3.4 MIGRIMI I POPULLSISËDiskutojmë Kujtoni çfarë keni mësuar për migrimet dhe përcaktoni se çfarë përfaqëson migrimi i popullsisë. Cilat mendoni se janë shkaqet kryesore të lëvizjeve migratore të popullsisë në periudha të ndryshme?Fjalë kyçemigrimfaktorët kryesorë që ndikojnë mbi migriminpasojat kryesore të migrimitIslandë0 300 kmDanimarkë DublinHelsinkiTalinNorvegjiLetoniGjermani BelgjikëFrancëSpanjëPortugaliLuksemburgSuediHolandëPoloni BjellorusiMinskOsloReikjavikParisVjenë BernëRomëBrukselAthinëSofjeBukureshtKishiniau BudapestParisKievLondërMadridLisbonëBarcelonëEmigrantë nga Afrika e Veriut Emigrantë nga Evropa JugoreEmigrantë nga Evropa Lindore dhe RusiaEmigrantë nga Lindja e Mesme dhe Turqia Emigrantë nga Amerika e Jugut dhe Amerika e MesmeLionMilanoShtutgartAmsterdamBerlinPragëVarshavëStokholmVilnusRigëKopenhagenFinlandëEstoniMoldaviVJPLUkrainëHungari RumaniSllovakiRep. ÇekeAustriSlloveniKroaciBosnja e HercegovinaIrlandëBritania e MadheZvicërItaliShqipëriMali i ZiMaqedoniSerbiGreqiBullgari KosovëQipro MaltëDeti i VeriutDeti i NorvegjisëMeridiani FillestarOQEANI ATLANTIK200P 500V400V100P200L300L00600V100P400L300PLituaniD e t i M e s d h eDeti i ZiDeti BaltikDrejtimet kryesore të emigrimit të popullsisë gjatë periudhës së Revolucionit I IndustrialKryeqyteteKufij shtetërorLEGJENDË Përmasat, drejtimet dhe motivet e migrimeve (të brendshme dhe të jashtme) janë përcaktuar nga një sërë faktorësh:• natyrorë (klima dhe relievi i ashpër, mungesa e ujit dhe e burimeve natyrore, shkarjet e tokës, përmbytjet, vullkanet, tërmetet, zjarret etj.);• socio-ekonomikë (papunësia, kushtet e vështira ekonomike, epidemitë e ndryshme, sëmundjet ngjitëse, nevoja për arsimim, shërbim shëndetësor, jetesë më të mirë etj.);• politikë (tregtia e skllevërve, dhuna, luftërat, mohimi ose shkelja e të drejtave të njeriut etj.).Në periudhat më të hershme të shoqërisë njerëzore, emigrimet e popullsisë ndikoheshin kryesisht nga faktorët natyrorë (mungesa e ushqimit, epidemitë e ndryshme, sëmundjet ngjitëse etj.). Përgjatë shekujve XV-XVIII, lëvizjet migratore kanë qenë kryesisht të lidhura me faktorët socio-ekonomikëdhe ata politikë.Pas Revolucionit Industrial, ndër faktorët kryesorë që mbizotëruan ishin ata socio-ekonomikë. Nevojat për fuqi punëtore shkaktuanlëvizje të mëdha të popullsisë drejt qendrave industriale, të cilat u bënë edhe bërthama e parë e qyteteve (shih figurën 1). Harta paraqet lëvizjet 1migratore të popullsisë gjatëRevolucionit të Parë Industrial
                                
   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146   147