Page 144 - Demo
P. 144
142Sistemet humaneNë vitet që pasuan, emigrimi i popullsisë u rrit ndjeshëm në të gjithë botën (shih figurën 2). Kjo rritje erdhi si pasojë e kërkesës së vazhdueshme për një jetë më të mirë, konflikteve të ndryshme etnike e fetare, mohimit të të drejtave të individit në shumë vende në zhvillim, kufizimit të burimeve natyrore, mungesës së ujit etj. Për shkak të masivitetit, sot emigrimi konsiderohet si një proces me përmasa botërore.Kështu, gjatë periudhës 1990-2017, numri i përgjithshëm i emigrantëve që kanë kaluar kufijtë e shtetit të lindjes është rritur me 66,6% (nga 154,2 milionë në 257 milionë).Pjesa më e madhe e personave që kanë emigruar në vitin 2017 (shih figurat 2 dhe 3), janë me origjinë nga Azia, Afrika, Evropa (kryesisht Evropa Lindore), Amerika e Mesme dhe Amerika Jugore. Pasojat kryesore të migrimitÇdo formë e migrimit të popullsisë ka pasoja pozitive dhe negative, si për vendet e origjinës, ashtu edhe për vendet pritëse.Disa prej pasojave pozitive të emigrimit janë: rritja ekonomike e vendit prej dërgesavemonetare të emigrantëve (remitancat); ngritja profesionale e individëve që punësohen në sipërmarrjet e vendeve pritëse; zbutja e nivelit të papunësisë në vend; rritja e përqindjes së popullsisë së re në vendet pritëse; shkëmbimi i kulturave etj.Ndër pasojat negative të emigracionit dallojnë: ulja e numrit të popullsisë në vendet e origjinës; largimi i moshës së re (fertile); humbja e jetës; trafikimi i qenieve njerëzore; punësimi i emigrantëve në frontet më të vështira dhe në punë të zezë (pa sigurime shëndetësore), për shkak të mospajisjes së tyre me leje qëndrimi (sidomos gjatë viteve të para të emigrimit) etj.1 Çfarë kupton me termin migrim? Evidento llojet e migrimit.2 Cilat janë motivet/faktorët që ndikojnë në lëvizjet migratore të popullsisë? 3 Cilat janë pasojat e migrimeve?4 Hulumto, grumbullo informacion dhe përgatit një detyrë tematike mbi llojet, drejtimet, përmasat, faktorët dhe pasojat e lëvizjeve migratore në Kosovë dhe në vendbanimin tënd.Radha joteDiskuto mbi drejtimet, përmasat dhe faktorët e lëvizjeve migratore në Kosovë dhe në vendbanimin tënd. 2Harta paraqet drejtimet kryesore të emigrimit të popullsisë në BotëAzi Afrikë Amerika eMesme dheAmerika eJugutEvropë AmerikaVerioreOqeani4070000014700000 12900000 116000001200000 700000NUMRI I EMIGRANTËVE NDËRKOMBËTARE SIPASRAJONEVE (VITI 2017)Paraqitje grafike e numrit të emigrantëve sipas rajoneve ndërkombëtare (2017)3LEGJENDËZonat me një shkallë të përcaktuar të lëvizjes së lirëRrugët kryesore ndërkombëtare të migrimitDhjetë korridoret që shënuan ndryshimin më të madh të fluksit vjetor të migrimit midis vendeve, gjatë periudhës 2010-2015

