Page 145 - Demo
P. 145


                                    143MësimiI.1 Llojet e vendbanimeveVendbanimet janë njësi territoriale të organizimit të popullsisë. Veçoritë kryesore të vendbanimeve janë: madhësia (e cila shpreh numrin e banorëve që jetojnë në të); forma (që tregon shpërndarjen e banesave dhe mënyrën e ndërtimit të tyre); aktiviteti ekonomik mbizotërues.Sipas madhësisë, ato ndahen në vendbanime të vogla dhe vendbanime të dendura. Sipas formës, vendbanimet janë të rregullta, të parregullta, vendbanime gjatësore, vendbanime fushore, kodrinore, malore etj. Sipas aktivitetit ekonomik mbizotërues, ato ndahen në vendbanime rurale, urbane dhe mikse (të përziera).Vendbanim rural quhet njësia territoriale, në të cilën popullsia aktive në pjesën më të madhe të saj merret me ekonomi bujqësore (shih figurat 1, 2 dhe 3). Në bazë të madhësisë së tyre, vendbanimet rurale ndahen në: vendbanime të vogla fshatare (ku jetojnë deri në 500 banorë); vendbanime të mesme (me 501 deri në 2000 banorë), dhe vendbanime të mëdha fshatare (me më shumë se 2000 banorë). Sipas formës, vendbanimet rurale ndahen në: a) vendbanime të shpërndara, të cilat shtrihen në zonat malore dhe veprimtaria bazë është blegtoria; b)vendbanime të dendura, të cilat shtrihen përgjatë ultësirave dhe luginave lumore, me popullsi që merret kryesisht me bujqësi; c) vendbanime me formë të zgjatur, të cilat janë krijuar përgjatë rrugëve, rrjedhave lumore etj.VENDBANIMET. ELEMENTET E SHTETIT DHE ROLI I ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE 3.5Fjalë kyçellojet e vendbanimeveelementet e shtetitorganizata ndërkombëtareDiskutojmë• Cilat janë llojet e vendbanimeve që ndeshim në Shqipëri dhe në Kosovë? • Cilat janë mënyrat e organizimit shtetëror të Kosovës dhe të Shqipërisë? Çfarë raportesh kanë këto vende me organizatat ndërkombëtare, si OKB, BE, NATO, UNICEF etj? Pamje nga një fshat fushor (Fusha e Myzeqesë, Shqipëri)Pamje nga një fshat malor (malet Rodope, Bullgari)Pamje nga një fshat kodrinor (Shtupel, Kosovë)Cilit lloj të vendbanimeve i përket vendbanimi yt? Çfarë karakteristikash ka ai?1 2 3
                                
   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149