Page 146 - Demo
P. 146


                                    144Sistemet humanePërqindja e urbanizimitAmerika e Mesme dhe Amerika e JugutAmerika e VeriutEvropë Oqeani Azi49TAit€% 810 € ` @   %0 %Worldwide AfrikëVendbanimet rurale kanë pësuar ndryshime si në madhësi, formë, strukturë, ashtu edhe në funksione (sidomos në vendet e zhvilluara), duke marrë kështu fizionominë e qytezave.Vendbanimet urbane (qytetet) janë organizime territoriale shumëfunksionale. Ndër funksionet kryesore dallojnë: funksioni prodhues (qendrat e prodhimeve kryesisht industriale), shërbimet (tregti, shërbim arsimor, shëndetësor, financiar etj.) dhe funksioni administrativ (puna e organeve administrative).Me zhvillimin e industrisë, transportit dhe veprimtarive të tjera, forma dhe madhësia e qendrave urbane rriten në mënyrë të vazhdueshme (shih figurat 4 dhe 5). Sipas madhësisë (numrit të banorëve) qytetet ndahen në: a) qyteza të vogla (me 2000 -5000 banorë); b) qyteza (me 5000 -10000 banorë); c) qytete të vogla (me 10 000-20 000 banorë); d) qytete të mesme (me 20 000-100 000 banorë); e) qytete të mëdha (me mbi 100 000 banorë).Në mbarë botën, procesi i urbanizimit ka njohur gjatë periudhave të ndryshme ritme shumë të shpejta të zgjerimit. Kështu, nëse deri në vitin 1800, në qytete jetonin vetëm 3,2% e popullsisë, në vitin 2017 kjo shifër arriti në 54% (shih figurën 6).Paraqitje grafike e përqindjes që zë popullsia urbane në 6popullsinë e përgjithshme, sipas rajoneve të botës (viti 2017). Elementet e shtetitNjësia tokësore administrative që vetëqeveriset quhet shtet. Ai përbëhet nga tri elemente të rëndësishme, të lidhura ngushtë midis tyre: territori, popullsia dhe pushteti publik, i cili vepron në një territor dhe mbi një popullsi të caktuar. Organet e funksionimit të një shteti janë: kuvendi (parlamenti), qeveria, administrata, forcat e armatosura, organet e drejtësisë etj. Shtetet ndryshojnë midis tyre për nga forma e qeverisjes dhe nga përbërja. Në bazë të formës së qeverisjes, shtetet ndahen në: monarki (absolute dhe kushtetuese) dhe republikë (presidenciale, parlamentare, të përziera). Nga pikëpamja e përbërjes, ato ndahen në: shtete unitare/njëkombëshe dhe shtete federale/shumëkombëshe. Organizatat ndërkombëtare dhe roli i tyre Organizatat ndërkombëtare kryejnë funksione të ndryshme. Qëllimi i tyre është zhvillimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe gjetja e zgjidhjeve të duhura për çështje të ndryshme (jo vetëm të vendeve që janë anëtarësuar në to). Organizata të tilla si: OKB, BE, UNICEF, NATO,FAO etj., kanë zgjidhur vazhdimisht probleme të mprehta ndërkombëtare, që nga ato të natyrës socio-ekonomike, kulturore, humanitare, të fushës së të drejtave të njeriut e të sigurisë Pamje nga qendra e Brukselit, Belgjikë 5Pamje nga qendra 4e Romës, Itali
                                
   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150