Page 147 - Demo
P. 147
145Sistemet humane1 Analizo llojet e vendbanimeve në botë.2 Shpjego kuptimin e konceptit shtet dhe rendit elementet e tij.3 Evidento disa prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare dhe vlerëso rolin e tyre.Radha joteushqimore, deri te misionet e ruajtjes së stabilitetit dhe paqes në botë. Kjo është realizuar nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar midis shteteve.Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) u themelua më 25 prill të vitit 1945, në Konferencëne San Franciskos. Sot kjo organizatë përfshin 186 vende të botës, numër që priret të rritet edhe më shumë. Synimet dhe parimet e OKB-së janë ruajtja e paqes dhe e sigurisë ndërkombëtare dhe zgjidhja e problemeve të ndryshme nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë mes vendeve.Bashkimi Evropian (BE, në angl. EU) është bashkim politik dhe ekonomik i 27 shteteve anëtare. Politikat e BE synojnë të sigurojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në tregun e brendshëm; të miratojnë legjislacionin në drejtësi dhe në çështjet e brendshme; të mbajnë politika të përbashkëta për tregti, bujqësi dhe zhvillimin rajonal.UNICEF (Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët) është themeluar në vitin 1946, në Nju-Jork, dhe kujdeset për mirëqenien e fëmijëve në vendet në zhvillim.UNESCO (Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë) është themeluar në vitin 1946, në Paris. Qëllimi i saj është të kontribuojë për paqen dhe sigurinë në botë, duke nxitur dhe mbështetur bashkëpunimin ndërkombëtar përmes edukimit, shkencës dhe kulturës.WHO (Organizata Botërore e Shëndetësisë) është themeluar më 7 prill 1948, në Gjenevë. Synimi i saj është zgjidhja e çështjeve që kanë të bëjnë me shëndetin, higjienën publike, sëmundjet dhe lufta kundër epidemive.FAO (Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë) udhëheq përpjekjet ndërkombëtare për të mposhtur urinë përmes rritjes së nivelit të të ushqyerit, të prodhimit bujqësor, si dhe kontribuon në rritjen e ekonomisë botërore.NATO (Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior) është blloku ushtarak perëndimor. Kjo organizatë, e cila u themelua më 4 prill 1949 (me qendër në Bruksel), ka ngritur një sistem mbrojtjeje të përbashkët, ku vendet anëtare vendosin të mbrojnë njëri-tjetrin në rast sulmi nga një palë e jashtme. Aktualisht, NATO ka 29 shtete anëtare (nga të cilat 21 janë anëtare të Bashkimit Evropian).Harta paraqet disa 7prej organizatave ndërkombëtare më të mëdha në botëOrganizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)Selia në Nju-Jork, ShBAUNICEF (Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët)Selia në Nju-Jork, ShBABashkimi Evropian (BE)Selia në Bruksel, BelgjikëUNESCO (Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë)Selia në Paris, FrancëWHO (Organizata Botërore e Shëndetësisë)Selia në Gjenevë, ZvicërFAO (Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë)Selia në Romë, ItaliNATO (Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior) Selia në Bruksel, Belgjikë

