Page 148 - Demo
P. 148
146MësimiI.1 3.6 VEÇORITË E ZHVILLIMIT EKONOMIK NË BOTË DHE FAKTORËT KRYESORË QË NDIKOJNËDiskutojmë Bazuar në njohuritë tuaja, shpjegoni kuptimin e konceptit ekonomi. Renditni disa degë të saj dhe evidentoni faktorët që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të një vendi.Fjalë kyçeekonomifaktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë Ekonomia dhe sektorët e sajEkonomia është veprimtaria më e rëndësishme e shoqërisë njerëzore, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetesën e saj. Ajo përfshin tërësinë e proceseve që nevojiten për përftimin e produkteve të ndryshme. Ndër proceset kryesore përmendim: prodhimin, marketingun (reklamimin) dhe shpërndarjen e produktit në treg. Elementet bazë të veprimtarisë ekonomike janë prodhimi i të mirave materiale dhe shërbimet. Nëpërmjet këtyre elementeve plotësohen nevojat kryesore të shoqërisë.Dy format e ekonomisë janë: ekonomia prodhuese dhe ekonomia joprodhuese.Në ekonominë prodhuese bëjnë pjesë ato degë që prodhojnë të mira materiale. Të tilla janë: bujqësia, industria, ndërtimtaria, energjetika dhe artizanati. Në ekonominë joprodhuese përfshihen degët që ofrojnë shërbime dhe ndihmojnë ekonominë prodhuese. Ndër to përmendim: turizmin, transportin, tregtinë, shërbimet bankare.Sipas llojit të produktit apo shërbimit që ofron, ekonomia ndahet në tri sektorë kryesorë, të cilët janë paraqitur në skemën e mëposhtme.EkonomiaSektori i parë · bujqësia· blegtoria · pylltariaSektori i dytë· industria (industria e nxjerrjes dhe e përpunimit të mineraleve, metalurgjia, industria e lehtë, industria ushqimore, industria e ndërtimit të makinave, industria kimike, farmaceutike etj.)· ndërtimtaria · energjitika· turizmi· transporti · tregtia · shërbimet · artizanatiSektori i tretë1 Skema paraqet tre sektorët e ekonomisë dhe degët që përfshin secili prej tyre.

