Page 149 - Demo
P. 149
147Sistemet humane Faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e ekonomisëVendet në botë paraqesin nivele të ndryshme të zhvillimit ekonomik. Kjo për shkak të ndikimit të disa faktorëve, ku më kryesorët janë: pozita gjeografike, kushtet natyrore, faktorët historiko-shoqërorë, organizimi politik i territorit dhe politikat ekonomike që ndjekin vendet, shkalla e zhvillimit të teknologjisë etj. Pozita gjeografike dhe kushtet natyrore. Dimë që vendet në glob ndodhen në gjerësi dhe gjatësi gjeografike të ndryshme. Për këtë arsye, ato kanë kushte natyrore të ndryshme. Kushtet natyrore, të cilat përfshijnë ndërtimin gjeologjik, relievin, klimën, hidrografinë, tokat dhe botën e gjallë, janë faktorët bazë për zhvillimin ekonomik të një vendi. Vendet që ndodhen në gjerësitë gjeografike mesatare, me klimë të butë dhe të lagësht, nëntokë dhe hidrografi të pasur, reliev me forma të larmishme etj., kanë mundësi më të mëdha për të zhvilluar ekonominë e tyre (shih figurën 2). Për shembull, vendet me nëntokë të pasur me naftë dhe gaz natyror në shumicën e rasteve janë eksportueset më të mëdha të këtyre lëndëve në botë. Rrjedhimisht, ato kanë më tepër mundësi për t’u rritur ekonomikisht.Skema paraqet tre sektorët e ekonomisë dhe degët që përfshin secili prej tyre.Figurat paraqesin aspekte të ndryshme të shfrytëzimit të pasurive natyrore. 2 Zhvillimet historike të vendeve të ndryshme, luftërat botërore/civile, pushtimet, shkalla e zhvillimit të shoqërisë, dinamika e popullsisë dhe struktura e saj, niveli arsimor dhe kulturor i shoqërisë, trashëgimia kulturore etj., përbëjnë faktorët historiko-shoqërorë. Pavarësisht pasurive natyrore që mund të ketë një vend, janë faktorët historiko-shoqërorë ata që nxitin ose ngadalësojnë zhvillimin ekonomik të tij.Organizimi politik i territorit dhe politikat ekonomike që ndjekin vendet. Në periudha të ndryshme, në varësi të sistemeve politike dhe të zhvillimeve historiko-shoqërore, qeveritë e vendeve të ndryshme të botës kanë ndërmarrë politika ekonomike lokale, të cilat jo gjithmonë kanë qenë në favor të zhvillimit ekonomik. Kjo ka përcaktuar mënyra të ndryshme të menaxhimit të burimeve natyrore dhe njerëzore të këtyre vendeve, e për rrjedhojë, nivel jo të njëjtë të zhvillimit ekonomik të tyre.Shkalla e zhvillimit të teknologjisë. Pavarësisht prirjes për evolucion të vazhdueshëm teknologjik, vendet në botë kanë nivele të ndryshme zhvillimi, sepse shkalla e përdorimit të mjeteve të punës, e zbatimit të teknologjisë dhe e industrializimit të ekonomisë nuk është e njëjtë në secilin prej tyre. Me ndihmën e mësuesit/es, përshkruaj si ndikojnë kushtet natyrore të një vendi në zhvillimin ekonomik të tij.

