Page 15 - Demo
P. 15
13Vendi dhe hapësira VendiÇdo vend në botë ka tiparet e tij të veçanta, të cilat e dallojnë nga një vend tjetër. Pasi përcaktojnë se ku ndodhet një vend, gjeografët i përgjigjen pyetjes: “Si është ky vend?”. Për këtë, ata i përshkruajnë vendet me terma që shprehin tiparet fizike dhe humane të tyre (shih shembullin 3). Shembulli 3Bazuar në shembullin 3, përshkruaj edhe ti disa tipare fizike dhe humane të vendit (qytetit/fshatit) ku jeton.b) Disa tipare humane: Kosova dallohet për një trashëgimi të pasur historike dhe kulturore. Trashëgimia kulturore dëshmon vazhdimësinë iliro-arbërore-shqiptare në trojet e saj dhe përfaqëson një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të trevave shqiptare. Popullsia shqiptare e Kosovës është e re në moshë. Në Kosovë është e zhvilluar më tepër ekonomia bujqësore, nxjerrja dhe përpunimi i mineraleve, energjetika, tregtia dhe artizanati (shih figurën 7). Republika e KosovësTiparet fizike dhe humane të saj janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. a) Disa tipare fizike: Republika e Kosovës ka një lartësi mesatare prej 810 m mbi nivelin e detit. Format kryesore të relievit të Kosovës janë malet dhe fushëgropat. Malet më të larta janë Bjeshkët e Namuna, Pashtriku, Malet e Sharrit, Koritniku dheKopaoniku. Ato shtrihen në periferi të Kosovës, rreth fushëgropave të saj (Fusha e Kosovës, Lugu i Dukagjinit etj.). Trualli i Republikës së Kosovës ka një përbërje gjeologjike të larmishme, që përcakton edhe praninë e rezervave të shumta minerare. Në pjesën më të madhe të sipërfaqes së Kosovës, klima është mesatare kontinentale. Në perëndim (në jug të Fushës së Dukagjinit), shfaqen tipare të klimës mesdhetare, ndërsa me rritjen e lartësisë së relievit ndeshet klima malore. Kosova ka një rrjet të dendur lumor dhe larmi të botës së gjallë (shih hartën e figurës 6). LEGJENDËKufiri i KosovësLiqenetLumenjtë kryesorëDegët e lumenjveRelievi (në m)0 5 10 20 30km1:650 000> 25001000<500AnamoravaM. Mokna RogoznaM. i CarralevësGoleshM. i Nerodimës Malet eG o l l a k u t M . K o p a o n i k Fusha e LlapitÇyçavicaFusha e DrenicësL u g u i D u k a g j i n i tM. PashtrikKaradakuM a l e t eS h a r r i tF u s h a e K o s o v ë sB j e s h k ë t e N a m u n aL.Morava e BinçësL.DriniiBardhëL. IbërL. KlinëL. PejësL. i LlapitL. SitnicaSHQIPËRIMAQEDONIMALI I ZISERBIKodrat e DrenicësL. DrenicaL. Drini i Bardhë L. MirushLiqeni ëi RadoniqitLiqeni i GazivodësLiqeni i BatllavësLiqeni i BadovcitLiqeni i PerlepnicësL. LepencL. ErenikL. i Deçanit6 Harta fiziko-gjeografike e Republikës së Kosovës7b) blegtoric) artizanata) bujqësiAspekte nga zhvillimi i ekonomisë së Kosovës

