Page 150 - Demo
P. 150


                                    148Sistemet humaneRadha jote1 Shpjego konceptin ekonomi, duke përshkruar format e zhvillimit të saj.2 Evidento përmes shembujve, faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendeve në botë.3 Bëj dallimin midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim. Sill shembuj nga rajoni dhe bota. Vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillimBazuar në nivelin e zhvillimit ekonomik në shkallë botërore, vendet ndahen në: vende të zhvilluara dhe vende në zhvillim (shih figurën 3). 3 Harta paraqet vendet në botë sipas nivelit të zhvillimit ekonomik të tyre.Ato ndryshojnë midis tyre nga: •	 punësimi sipas sektorëve (në vendet e zhvilluara, sektori i prodhimit të mallrave të gatshme dhe ai i shërbimeve kanë numrin më të madh të të punësuarve);•	 konsumi i energjisë për frymë (në vendet e zhvilluara është i lartë, ndërsa në vendet në zhvillim ky tregues është në shifra të ulëta);•	 zhvillimi teknologjik (në vendet e zhvilluara është mjaft i lartë);•	 shkalla e përdorimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe të automjeteve (në vendet e zhvilluara, përdorimi i tyre është më i gjerë sesa në vendet në zhvillim);•	 të ardhurat për frymë të popullsisë dhe niveli i jetëgjatësisë së saj (vendet e zhvilluara kanë nivel të lartë jetese, ritëm të ulët të shtimit të popullsisë dhe rritje të jetëgjatësisë së saj);•	 niveli arsimor dhe kulturor i popullsisë (në vendet e zhvilluara është më i lartë se ai në vendet në zhvillim).LEGJENDË Vende të zhvilluara (G-7) Vende të zhvilluara (të cilat nuk janë pjesë e G-7) Vende me ekonomi në rritje (Brazil, Rusi, Indi dhe Kinë) Vende me ekonomi në rritje (Meksikë, Indonezi, Koreja e Jugut dhe Turqi) Vende me ekonomi në rritje (G-20) Vende në zhvillim Vende më pak të zhvilluaraMe ndihmën e mësuesit/es dhe bazuar në figurën 3, përshkruaj se në cilin prej grupimeve (vende të zhvilluara dhe vende në zhvillim) përfshihen vendet e kontinentit të Evropës dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
                                
   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154