Page 151 - Demo
P. 151
149MësimiI.1 Bujqësia Bujqësia, dega më e vjetër e ekonomisë, është një veprimtari ekonomike që përfshin punimin e tokës, kultivimin e bimëve dhe shfrytëzimin e tyre për nevojat e popullsisë.Faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e bujqësisë janë: pozita gjeografike, kushtet natyrore (kryesisht relievi, klima, tokat dhe hidrografia), faktorët historiko-shoqërorë, kualifikimi i krahut të punës, faktorët demografikë, pronësia mbi tokën dhe mjetet e punës, mekanika bujqësore, menaxhimi etj. Bujqësia është sektori ekonomik që preket në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të përhershme nga ndryshimet klimatike.Vendet në zhvillim karakterizohen nga një bujqësi ekstensive (shih figurën 1a). Ajo është më e përhapur në zonat tropikale të Afrikës, Amerikës Jugore dhe Azisë. Karakteristikë e bujqësisë ekstensive është mbjellja e kulturave bujqësore në sipërfaqe të mëdha, por me rendimente të ulëta për hektar, për shkak të investimeve të pamjaftueshme. Në këto vende ka mungesa të mekanikës bujqësore dhe të mjeteve financiare për sigurimin e pesticideve, për plehërimin dhe ujitjen e tokave; mungojnë tregjet e sigurta për shitjen e prodhimit; organizimi i sipërfaqeve bujqësore bëhet kryesisht në prona të vogla individuale; krahu i punës ka një nivel të ulët të arsimit profesional.3.7 SEKTORI I PARË I EKONOMISËDiskutojmë Renditni disa nga kulturat bujqësore kryesore dhe llojet e gjësë së gjallë që rriten në vende të ndryshme të botës. Evidentoni disa prej faktorëve që ndikojnë në rritjen e tyre.Fjalë kyçeBujqësiaBlegtoriaPylltaria Në vendet e zhvilluara, zbatohet bujqësia intensive, e cila bazohet në shfrytëzimin racional të tokave (shih figurën 1b). Shfrytëzimi racional i tokave bëhet me anë të mbjelljes së disa kulturave bujqësore për njësi të sipërfaqes, si dhe nëpërmjet përftimit të disa prodhimeve gjatë vitit për një kulturë bujqësore. Kjo lloj bujqësie dallohet për rendimente të larta për hektar. Bujqësia intensive është e përhapur më shumë në Evropën Perëndimore, Amerikën Veriore, por edhe në Azi e Australi. Zhvillimi i bujqësisë në këto vende mbështetet në përdorimin e Mënyra të ndryshme të 1shfrytëzimit të sipërfaqeve bujqësorea) b)Si aktiviteti më i hershëm i shoqërisë njerëzore, bujqësia ka ndikuar në lindjen e degëve të tjera (p.sh industrisë), por në të njëjtën kohë zhvillimi dhe përparimi i saj ka qenë dhe i lidhur ngushtë me zhvillimin e tyre, sidomos të industrisë.

