Page 152 - Demo
P. 152


                                    150Sistemet humanemjeteve agroteknike moderne, në zgjedhjen e farës, ujitjen e përhershme të sipërfaqeve bujqësore, organizimin e tyre në ferma prodhuese, përdorimin e plehrave kimike; në ndërtimin e tregjeve të sigurta për shitjen e prodhimit, si dhe në investimin e vazhdueshëm të marketingut.Pavarësisht ndryshimeve që ka pësuar bujqësia, në përshtatje me kërkesat e shoqërisë njerëzore në stade të caktuara të zhvillimit të saj dhe pavarësisht traditave të ndryshme të vendeve në mënyrën e të ushqyerit, kulturat kryesore që mbillen në kuadër global, janë: drithërat (gruri, misri, orizi, elbi, thekra etj.), bimët industriale (luledielli, panxharsheqeri, kallami i sheqerit, duhani etj.), foragjeret (jonxha, tërfili panxhari për kafshët etj.), perimet (domatet, lakrat, trangujt, etj.), ullinjtë, kulturat e drunjta (mollë, dardhë, ftonj, pjeshkë etj.), banania, agrumet etj.  BlegtoriaBlegtoria është degë e ekonomisë bujqësore, e cila merret me mbarështimin e gjësë së gjallë, me qëllim përftimin e të mirave materiale (bazë ushqimore, lëndë të para për përpunim industrial dhe pleh organik). Llojet kryesore që mbarështohen, janë:gjedhi, bagëtia e imët, shpendët, derrat, kafshët e punës, bletët. Gjithashtu kultivohen lloje të ndryshme të botës ujore.Gjedhët përdoren për mishin, qumështin, lëkurën dhe plehun. Zonat më të favorshme për mbarështimin e tyre janë vendet që kanë sipërfaqe të mëdha livadheshdhe kullotash. Shtetet me numrin më të madh të gjedhëve në botë janë: India, ShBAja, Kina, India, Argjentina etj.Bagëtia e imët (dhentë, dhitë) përdoret për mishin, qumështin, lëkurën, leshin dhe plehun. Ajo mbarështohet kryesisht në kullota malore dhe në terrene me burime ujore.Shtetet me numrin më të madh të bagëtisë së imët në botë janë: Kina, India, Irani, Australia, Zelanda e Re, Sudani, Spanja etj.Shpendët mbarështohen për mishin, vezët e puplat dhe rriten pothuajse në të gjitha vendet e botës (në natyrë ose në ferma). Për numrin më të madh të shpendëve të mbarështuara dallohen: ShBA-ja, Kina, Brazili, Meksika, Tajlanda etj.2 Lloje të ndryshme drithërash që kultivohen në botë.3 Pamjet paraqesin llojet kryesore të gjësë së gjallë që mbarështohen në sektorin e blegtorisë.Rendit disa nga kulturat bujqësore dhe llojet e gjësë së gjallë që rriten në Kosovë. Evidento disa prej faktorëve që ndikojnë në rritjen e tyre.
                                
   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156