Page 153 - Demo
P. 153


                                    151Sistemet humaneDerrat përdoren për përftimin e mishit, yndyrës dhe lëkurës (shih figurën 4).Mbarështimi i tyre bëhet kryesisht pranë zonave urbane dhe atyre industrialoushqimore. Për mbarështimin e derrave dallohen këto vende: Kina, ShBAja, Brazili, Gjermania, Rusia, Spanja, Franca etj.Kafshët e punës (kryesisht kuaj, gomarë dhe mushka) mbarështohen në pjesën më të madhe të vendeve të botës. Për mbarështimin e tyre dallohen: Kina, Meksika, Brazili, ShBA-ja dhe Argjentina.Bletët rriten në vendet me reliev kodrinor, me kullota të pasura dhe përdoren për përftimin e mjaltit, propolisit, qumështit të bletës dhe dyllit. Akuakultura është një degë e veçantë e blegtorisë, që merret me kultivimin e organizmave ujorë (peshq, molusqe, kallamarë, oktapodë, gaforre, alga etj). Vendet që dallohen për zhvillimin më të madh të akuakulturës janë: Kina, Japonia, Tajvani, Filipinet dhe ShBA-ja. Pylltaria Sipërfaqet pyjore janë burim i rëndësishëm i një vargu të gjatë përfitimesh mjedisore, ekonomike dhe shëndetësore. Sipërfaqja e përgjithshme pyjore në botë përbën 31% (4 miliardë hektarë) të sipërfaqes tokësore. Mbi bazën e këtyre rezervave pyjore zhvillohet edhe pylltaria (ekonomia pyjore), nga e cila sigurohet: lënda drusore, druri si lëndë djegëse, fibrat dhe produkte të tjera pyjore jodrusore, që përdoren kryesisht nga banorët e zonave rurale. Pamjet paraqesin llojet kryesore të gjësë së gjallë që mbarështohen në sektorin e blegtorisë.Mbarështimi i derrave në një fermë intensive blegtorale Radha jote1 Cili është sektori i parë i ekonomisë? Rendit degët e tij.2 Analizo zhvillimin e bujqësisë në botë. Evidento faktorët që ndikojnë në zhvillimin e saj.3 Analizo zhvillimin e blegtorisë dhe të pylltarisë në botë. Rendit faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e këtyre degëve. 4 Hulumto, gjej informacione dhe përgatit me to një detyrë tematike mbi shkallën e zhvillimit të ekonomisë bujqësore: a) në botë; b) në rajonin e Ballkanit Perëndimor; c) në Kosovë.4Pyjet ndihmojnë gjithashtu në mbrojtjen e tokës dhe përmirësimin e klimës, duke ndikuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së njeriut. Vendet që dallohen për sipërfaqe të mëdha pyjore janë: Amerika e Mesme, Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut.Pamje nga pyjet konifere në Nordland, Norvegji5
                                
   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157