Page 154 - Demo
P. 154


                                    152MësimiI.1Në sektorin e dytë të ekonomisë përfshihen: industria, energjetika dhe ndërtimtaria. Një historik i shkurtër mbi zhvillimin industrial në botëIndustria është dega më dinamike dhe komplekse e ekonomisë, e cila ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekomomik të një vendi. Industria realizon përpunimin e lëndës së parë (e cila mund të jetë me prejardhje organike ose inorganike) deri në përftimin e produktit final, i cili më pas shkon në tregun e gjerë. Zhvillimi i industrisë ka sjellë përherë ndryshime në nivelin e jetesës së shoqërisë, si dhe ka ndikuar në transformimin e mjedisit. Gjithashtu, ai ka qenë përherë i lidhur me zbulimin dhe përdorimin e burimeve të energjisë dhe me evolucionin e teknologjisë; edhe lindja e zgjerimi i qendrave më të mëdha industriale në botë janë rezultat i tij.Zbulimi i makinës me avull nga Xhejms Vat dhe përdorimi i qymyrgurit si lëndë djegëse ishin dy arritje të rëndësishme, që shënuan ndryshimin e madh industrial në botë (i njohur me emrin Revolucioni i Parë Industrial, i cili filloi më 1768). Një fazë të re dhe dinamike, zhvillimi industrial mori rreth vitit 1850 (deri në përfundim të Luftës II Botërore), me Revolucionin e Dytë Industrial, i cili u mbështet në zbulimin dhe përdorimin e elektricitetit.  Degët e sektorit të dytëZhvillimi i këtij sektori varet nga një sërë faktorësh si: pozita gjeografike, kushtet natyrore (ndërtimi gjeologjik, relievi, klima, hidrografia, tokat), arsimimi dhe kualifikimi i krahut të punës, zhvillimi i teknologjisë, menaxhimi, tradita etj. Industria ndahet në disa degë: industria e nxjerrjes së mineraleve (xehetaria), metalurgjia, industria e prodhimit të makinave, industria e lehtë, industria ushqimore, industria e drurit dhe e letrës, industria kimike, industria farmaceutike etj. Shtete me industri të zhvilluar në botë janë: ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Japonia, Kanadaja, Rusia, Franca, Kina, Suedia etj.Industria nxjerrëse e mineraleve (xehetaria) është një ndër degët më të vjetra të ekonomisë. Ajo merret me nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve të lëngshme (naftës), të gazta (gazit natyror) dhe të mineraleve metalore (hekurit, bakrit, kromit, plumbit, arit, argjendit etj.). Ky aktivitet ekonomik realizon nxjerrjen, pastrimin dhe pasurimin e mineraleve me qëllim përpunimin e mëtejshëm të tyre (shih figurat 2 dhe 3). Prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë janë: Rusia, Arabia Saudite, ShBA-ja, Iraku, Irani, Kina, Kanadaja, Emiratet e Bashkuara, Kuvajti etj. Ndër vendet prodhuese më të mëdha të gazit natyror dallohen: ShBA-ja, Rusia, Irani, Katari, Kanadaja, Kina, Norvegjia, Arabia Saudite etj. Vendet që nxjerrin sasinë më të madhe të hekurit janë: Australia, Brazili, Kina, India, Rusia, Afrika e Jugut, Ukraina etj. Për nxjerrjen e mineralit të bakrit dallohen: Kili, Peruja, Kina, ShBA-ja, Australia, ndërsa për mineralin e kromit, Afrika e Jugut, Kazakistani, India, Turqia etj. Në prodhimin e SEKTORI I DYTË I EKONOMISËFjalë kyçeindustriaindustria nxjerrëse e mineralevemetalurgjiaindustria e prodhimit të makinaveSEKTORI PARËSOR I EKONOMISË3.8Diskutojmë Evidentoni pasuritë minerale kryesore të nëntokës së Kosovës. Vlerësoni rëndësinë e tyre dhe tregoni shkallën e shfrytëzimit. Pamje nga puna në njëfabrikë, gjatë periudhës sëRevolucionit Industrial (1855-1860) 1Fillimet e veta, Revolucioni i Parë Industrial i pati në Mbretërinë e Bashkuar, më pas u shtri në të gjitha vendet e Evropës Perëndimore (kryesisht në Gjermani, Francë, Holandë, Belgjikë). Përmes tij u kalua nga prodhimi artizanal në atë industrial. Industritë më të zhvilluara të kësaj periudhe ishin fabrikat e prodhimit të stofit, të letrës dhe të xhamit.
                                
   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158