Page 156 - Demo
P. 156
154MësimiI.1 Degë të tjera të industrisë Industria e lehtë është një prej industrive në rritje, për shkak të rritjes së kërkesës së konsumatorëve për prodhimet e saj. Ajo prodhon kryesisht tekstile, veshmbathje dhe prodhime të ripërtëritshme lëkure, artikuj shtëpiakë etj. Vendet me fuqinë më tëmadhe prodhuese në botë të kësaj industrie janë: ShBA-ja, Kina, India, Gjermania, Japonia, Britania e Madhe, Kanadaja, Brazili, Rusia, Italia, Turqia etj. Fjalë kyçeindustria e lehtëindustria ushqimoreindustria e drurit dhe e letrësindustria kimikeindustria farmaceutikeenergjetikandërtimtaria3.9 SEKTORI I DYTË I EKONOMISË (VAZHDIM)Diskutojmë Evidentoni burimet kryesore energjetike që përdoren në botë dhe ato që përdoren në Kosovë. Vlerësoni rolin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendeve dhe ndikimet në mjedis.Industria ushqimore. Ushqimi është produkti bazë i shoqërisë dhe, si i tillë, industria ushqimore zë vendin më të rëndësishëm në ekonominë botërore. Megjithatë, pavarësisht kërkesave të konsumatorëve për produkte të ndryshme ushqimore, shumë vende të botës nuk kanë mundësi t’i mbulojnë ato njësoj si vendet e tjera.Shtetet e Bashkuara janë eksportuesit më të mëdhenj në botë të shumë produkteve ushqimore (kryesisht drithëra, produkte të ndryshme shtazore, ushqime të ambalazhuara, pije etj). Një prodhues tjetër i madh është Kina, e cila dallohet për orizin, grurin, perimet dhe frutat e ndryshme, produktet shtazore, kikirikun, peshkun dhe mjaltin. Prodhues i madh, kryesisht i grurit, orizit, frutave të thata, erëzave, sheqerit, peshkut dhe produkteve shtazore është dhe India. Për eksportin dallohet edhe Brazili, i cili eksporton kryesisht sheqer, sojë, produkte shtazore, agrume, ananas, arrë kokosi, papaja, banane etj.Industria e drurit dhe e letrës përfshin prodhimin e lëndës drusore (për ndërtim, anije, mobilie etj.) dhe të letrës. Ajo është e zhvilluar në shumë vende të botës, por prodhuesit më të mëdhenj të kësaj industrie janë: Kina, ShBA-ja, Japonia, Gjermania, Brazili, Finlanda, Kanadaja, Suedia dhe Norvegjia.Industria kimike prodhon kryesisht bojëra, detergjente, produkte kozmetike, materiale të ndryshme plastike, pajisje elektronike, pesticide etj. Prodhuesit më të mëdhenj në botë Fabrikë tekstili në Tajvan 1 Fabrikë e përpunimit të peshkut (ShBA) 2LeximKina dhe India janë jo vetëm prodhues të mëdhenj të produkteve ushqimore, por edhe importuesit dhe konsumatorët e tyre më të mëdhenj në botë. Kjo për shkak të numrit të madh të popullsisë në këto vende.

