Page 157 - Demo
P. 157


                                    155Sistemet humanejanë: ShBA-ja, Gjermania, Kina, Britania e Madhe, Japonia, Arabia Saudite, Tajvani etj.Industria farmaceutike. Sot, prodhimi i produkteve farmaceutike përbën një sektor mjaft të gjerë dhe shumë të rëndësishëm, i cili përthith vazhdimisht investime (sidomos në vendet e zhvilluara). Në të gjithë botën, por sidomos në vendet në zhvillim, nevoja për barna është shumë e madhe, për shkak të përhapjes së shumë sëmundjeve që rrezikojnë jetën, si:,malaria, tuberkulozi, HIV-AIDS-i, kanceri etj. Vendet që dallojnë për prodhimin e madh të produkteve farmaceutike janë: ShBA-ja, Kina, Gjermania, Franca, Brazili, Italia, Britania e Madhe, Kanadaja, Spanja etj.Radha jote1 Analizo veçoritë e zhvillimit të: a) industrisë së lehtë; b) industrisë ushqimore; c) industrisë së drurit dhe të letrës; d) industrisë kimike; e) industrisë farmaceutike; f) energjetikës; g) ndërtimtarisë.2 Hulumto, gjej informacione dhe përgatit me to një detyrë tematike mbi shkallën e zhvillimit të këtyre sektorëve në Kosovë.42"%4%4%QymyrguriGazi natyrorHidroenergjiaEnergjia bërthamoreNafiaBurime të ripërtëritshme (rrezaffmi diellor,era, energjia gjeotermale, biomasa etj.) Energjetika Burimet kryesore energjetike janë: qymyrguri, nafta, gazi natyror, energjia bërthamore, uji, rrezatimi diellor, era etj. Midis tyre, rreth 2/3 e energjisë prodhohet ende nga burime të paripërtëritshme (shih figurën 4), një pjesë e të cilave sjellin ndotje të lartë në mjedis. Për këtë arsye, sot shtetet përherëe më shumë po i orientojnë politikat e tyre ekonomike drejt përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në botë janë: Kina, ShBA-ja, India, Rusia, Japonia, Kanadaja, Gjermania, Brazili, Koreja e Jugut, Franca etj. NdërtimtariaSektori i ndërtimtarisë përfshin planifikimin, projektimin, financimin dhendërtimin e objekteve të ndryshme (ndërtesa, infrastrukturë dhe objekteindustriale). Zhvillimi i saj ndikon edhe në zhvillimin e degëve të tjeratë ekonomisë, sidomos në atë të nxjerrjes dhe përpunimit të lëndëve të para, si: gur gëlqeror, gur dekorativ, rërë, lëndë drusore, profile hekuri etj. Niveli i zhvillimit të sektorit të ndërtimtarisë varet nga disa faktorë, të tillë si: kushtet e jetesës dhe të ardhurat për frymë, shkalla e industrializimit të vendeve, numri dhe dinamika e popullsisë etj. Vendet që dallohen për zhvillim të madh dhe të shpejtë të këtij sektori janë: Kina, ShBA-ja, Japonia, India, Franca, Gjermania, Singapori, Kanadaja, Australia, Rusia, Brazili, Italia, Spanja etj.Fabrikë e prodhimit të barnave në Biberah, Gjermani Grafiku paraqet peshën në përqindje të burimeve të energjisë në botë3 4LeximNdërtimet e para (kasollet dhe strehëzat) u ndërtuan me dorë dhe me mjete tëthjeshta. Më pas, në epokën e bronzit, lindi mjeshtëria e ndërtimit. Në shekullin e 19-të, shpikja e makinerive me avull dhe më vonë automjetet me naftë dhe energji elektrike (vinça, ekskavatorë e buldozerë) i dhanë hov këtij sektori. ShekulliXXI karakterizohet nga ndërtime të vrullshme (40% e projekteve të ndërtimit në botë janë realizuar në mënyrë të tillë).
                                
   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161