Page 158 - Demo
P. 158


                                    156MësimiI.1Sektori i tretë i ekonomisë përfshin veprimtari që ofrojnë shërbime (me përjashtim të artizanatit) për shoqërinë. Zhvillimi i këtij sektori varet nga një sërë faktorësh si pozita gjeografike, kushtet natyrore, shkalla e zhvillimit të industrisë e teknologjisë, niveli i arsimimit dhe i kualifikimit të krahut të punës, shkalla e urbanizimit, dinamika e popullsisë, niveli i të ardhurave për frymë të popullsisë, tradita etj. Turizmi Turizmi renditet si një ndër degët ekomomike më të rëndësishme në botë, që ka njohur vazhdimisht rritje. Në botë, turizmi paraqitet kryesisht në formën e turizmit blu, të bardhë (malor) dhe kulturor. Ai mund të jetë brenda vendit ose ndërkombëtar. Vendet që investojnë më tepër në fushën e turizmit dhe e kanë atë një sektor me peshë në ekonominë e tyre janë: ShBA-ja, Kina, Japonia, Britania e Madhe, Franca, Italia, Spanja etj. (shih figurën 1). Turizmi blu është i zhvilluar pranë zonave bregdetare, por edhe pranë liqeneve. Zona të njohura dhe shumë të vizituara që i përkasin këtij turizmi janë: bregdeti i Karaibeve, ai i Mesdheut, bregdeti i Paqësorit, i Azisë Juglindore etj.Në zonat malore të shumë vendeve, krahas sporteve dimërore (kryesisht alpinizëm dhe ski) zhvillohet edhe turizmi i bardhë. Ndër destinacionet kryesore turistike për turizmin e bardhë dallohen Alpet e Evropës, Andet, Himalajat, Kilimanxharo etj.Turizmi kulturor përfshin turizmin historik, arkeologjik, fetar etj. Në kushtet e rritjes së përhershme të kujdesit nga ana e shteteve dhe e organizatave botërore për trashëgiminë kulturore (p.sh. UNESCO), si dhe duke qenë një 3.10 SEKTORI I TRETË I EKONOMISËDiskutojmë Evidentoni degët e sektorit të tretë të Kosovës dhe ilustroni me shembuj natyrën e zhvillimit të tyre.Fjalë kyçeturizmitregtia500450400350300250200150100500ShBAKinëGjermaniJaponiBritania e MadheFrancëMeksikëItaliSpanjëBrazilGrafiku paraqet dhjetë vendet me turizëm të zhvilluar. Pamje nga bregdeti i Gustavias (ishulli i Sh. Bartolomeut) Pamje nga sheshi “Times Square”12 3Në vitin 2000, sektori i turizmit pësoi një ulje, e cila ishte e lidhur me rënien ekonomike në nivel global. Në vitet në vazhdim, ky sektor u rigjallërua duke i tejkaluar shifrat e parashikuara më 2011-ën. Në vitin 2016, kontributi ekonomik global prej fushës së turizmit arriti në mbi 7,6 trilionë dollarë.Sheshi “Times Square” është qendra e zonës Broadway dhe një vend i rëndësishëm kulturor i ndodhur në Manhatan, Nju Jork. Ky shesh është gjithashtu një nga pikat më të frekuentuara nga turistët nga e gjithë bota, që llogaritet në 60 milionë në vit.
                                
   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162