Page 159 - Demo
P. 159
157Sistemet humaneaktivitet ekonomik gjithëvjetor, pesha e turizmit kulturor në turizmin e përgjithshëm po rritet përherë e më shumë. Destinacionet më të rëndësishme të këtij turizmi janë: piramidat e Egjiptit, zonat arkeologjike të antikitetit greko-romak (Roma, Athina), Muri i Madh Kinez, objektet e kultit (në Stamboll, Mekë, Jeruzalem, Barcelonë), muzetë e artit (Paris, Amsterdam etj.). Vitet e fundit, mjaft vende jo shumë të njohura deri tani, po përfshihen gjithnjë e më shumë në guidat turistike. TregtiaTregtia është veprimtaria ekonomike që lidh prodhuesin me konsumatorin. Përmes saj, prodhuesi shet produkte nga më të ndryshmet: bujqësore, industriale, artizanale etj., të cilat blihen nga konsumatori për të plotësuar nevojat që ka. Tregtia që zhvillohetbrenda vendit quhet tregti e brendshme, ndërsa ajo që zhvillohet midis vendeve quhet tregti e jashtme. Tregtia e jashtme përfshin eksportin dhe importin.Në vendet e zhvilluara, eksporti është më i lartë në përqindje sesa importi. Në përgjithësi, këto vende eksportojnë mallra industriale (shih figurën 5).Radha jote1 Çfarë është turizmi dhe nga cilët faktorë varet zhvillimi i tij?2 Analizo llojet e turizmit. Ilustro me shembuj.3 Analizo zhvillimin e tregtisë në botë.4 Hulumto, gjej informacione dhe përgatit me to një detyrë tematike mbi shkallën e zhvillimit të turizmit dhe tregtisë në botë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Kosovë.Pamje nga Muzeu i Luvrit, Paris4TransportKafshë dhe produkte kafshëshMakineri/elektrikeProdukte vegjetaleGur/QelqPlastikëimporteeksporteLEGJENDËMineraleMetaleKimikateUshqimeTekstile 26% 19% 12% 8% 24% 16% 12% 10% 37% 9% 9% 9% 35% 20% 15% 27% 19% 9% 27% 14% 13% 83% 20% 11% 9% 84% 7% 24% 23% 11% 9% 84% 22% 13% 9% 23% 20% 12% 10% 47% 9% 8% 20% 11% 11% 40% 13% 8% 25% 23% 11% 9% 36% 13% 9% 25% 17% 14% 9% 57% 7% 6% 40% 22% 9% 8% 33% 20% 11% 9% 26% 17% 14% 8% 87% 32 % 8% 5% 30% 17% 10% 7% 38 % 18 % 7 % 5 % 31 % 25 % 6 % 6 % 27% 15% 15% 8% 71% 8% 5% 36 $ % 9 % 7 % 42 % 7 %Eksportuesit më të mëdhenj në botë janë: Kina, vendet e BE-së, ShBA-ja, Gjermania, Japonia, Koreja e Jugut, Franca, Holanda, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja etj. Produktet që eksportohen më tepër janë: nafta, makinat (aeroplanë, anije, trena, autobusë, trajlera etj.), aparatet telefonike, medikamentet mjekësore, pjesë makinerish, kompjutera, ar i përpunuar, gaz natyror etj. Në vendet në zhvillim mbizotëron importi, kryesisht i produkteve industriale, medikamenteve mjekësore, veshmbathjeve, prodhimeve bujqësore etj.Megjithatë, duhet theksuar se për shkak të numrit të madh të popullsisë, nivelit të lartë të mirëqenies dhe fuqisë blerëse, edhe vendet e zhvilluara kanë përqindje të lartë importi.Harta paraqet vendet me përqindjet më të larta të eksportit 5 dhe të importit.Në lashtësi, tregtia realizohej nëpërmjet këmbimit të mallit me mall, por me kalimin e viteve hyri në përdorim monedha.

