Page 160 - Demo
P. 160
158MësimiI.1LondërGlasgou EdinburgLEGJENDË(shpejtësia e lëvizjes së trenave) 320 - 350 km/h 300 km/h 250 km/h 200-230 km/h < 200 km/hBelfastDublinBrestNantesRenesLe HavreRouenParis La Mansh ToursDijonStrasburgFrankfurt LiezhEsenKëlnLajpcigHanoverHamburgBerlinGdanskPoznan VarshavëKaliningradVlinusMinskSmolenskKursk BrjanskKievDoneckÇarkovDnepropetrskiKishiniau OdesaKostancëSevastopolVarnëStambollAnkaraKonyaEskisehirIzmirAthinëSelanikBari NapoliRomëPalermoMarsejë NicëGjenovëTorino KlermontFerrandMilano VeronëZyrihBazelGjenevëLinoBernBarcelonëMontpelieBordoTuluzëHueskaBilbao LeonOviedoKorunjaVigoPortoSalamankaSaragozë ValadolidMadridLisbonë ToledoFaro SeviljeKadizKordoba AlikanteValenciaMalagaSplitSarajevëZagrebVeneciaFirenceTiranëShkupSofjeBeogradPrishtinëRostovRigëStokholmUpsalaVasterasLinkoping KristiansandBergen OsloSkienGoteborgMalmoe KopenhagenArhusStavangerSundsvallTurkuTampere LahtiHelsinkiTalinShën PeterburgMoskëKorkMançesterLiverpol LidsBristolLondërRoterdamAntverpë BrukselManheim NurenbergShtutgartMynihInsbruk SalsburgVienëGracLjubjanëBrnoPragëDresdenKrakovëKatovicëBratislavëOstravëVroclavëLvivAmsterdamBremen BirmingamKardif Transporti Transporti është veprimtaria ekonomike që realizon qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe informacioneve. Transporti i njerëzve dhe i mallrave bëhet me anë të rrugëve tokësore (transporti automobilistik dhe ai hekurudhor), ajrore dhe ujore (transporti detar dhe ai lumor), ndërsa informacioni përcillet përmes telefonisë fikse dhe telefonisë së lëvizshme (mobile). Sot, përdorimi i internetit ka lehtësuar dhe shpejtuar komunikimin midis njerëzve, pavarësisht distancave ndërmjet tyre.Transporti automobilistik mbulon vëllimin më të madh të transportit në botë dhe nënkupton përdorimin e automjeteve për transportimin e njerëzve e të mallrave.Rrjeti automobilistik botëror përfshin rrugë fshati, rrugë urbane, rrugë periferike, rrugë ndërqytetëse të kategorive të ndryshme, deri edhe në autostrada. Për rrjetin e dendur të autostradave, përmes të cilave mundësohet një lëvizje më e shpejtë e mallrave dhe e udhëtarëve (shih figurën 1), dallohen kryesisht vendet e zhvilluara, si: ShBA-ja, Japonia, Kanadaja, vendet e BE-së etj.).Transporti hekurudhor realizon lëvizjen me tren të njerëzve dhe të mallrave(shih figurën 2).3.11 SEKTORI I TRETË I EKONOMISË (VAZHDIM)Fjalë kyçetransportishërbimetartizanatiDiskutojmë Përcaktoni përmes shembujve, rolin e transportit dhe të sektorit të shërbimeve në jetën e përditshme. Harta paraqet rrjetin e sistemit hekurudhor në Evropë.Pjesë nga autostrada I-787 në Nju-Jork, ShBA21Lindja dhe konsolidimi i transportit hekurudhor lidhen ngushtë me Revolucionin e Parë Industrial. Linjat e para hekurudhore që u ndërtuan në këtë periudhë, lidhnin minierat me uzinat e shkrirjes së mineraleve. Më pas, nisi puna për ndërtimin e hekurudhave që do të realizonin transportin midis qyteteve ose midis zonave industriale dhe porteve detare. Hekurudha e parë në botë është ndërtuar në vitin LeximSistemi i parë i madh rrugor u themelua nga Perandoria Romake (viti 300 p.e.s.), kryesisht për qëllime ekonomike, ushtarake dhe administrative. Gjatë shekujve XVII-XVIII u krijua dhe u zgjerua rrjeti i rrugëve kombëtare në vendet e Evropës Perëndimore (kryesisht në Britaninë e Madhe dhe në Francë). Më vonë, në shekullin XIX, një rrjet i tillë u ndërtua edhe në ShBA. Autostrada e parë ndërkontinentale ishte ajo midis Nju Jorkut dhe San Franciskos, e ndërtuar në vitin 1920, ndërsa një dekadë më pas (në vitin 1932), Gjermania ndërtoi autostradën e parë moderne. Pas Luftës së Dytë Botërore, rrjeti i transportit rrugor në të gjithë botën njohu një zgjerim të shpejtë.

