Page 161 - Demo
P. 161


                                    159Sistemet humane1825, në Britaninë e Madhe. Ajo lidhte qytetin e Stoktonit me Darlingtonin. Sot transporti hekurudhor ka pësuar ndryshime të mëdha si në shpejtësi, ashtu edhe në komoditet e siguri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rrjetin më të gjatë hekurudhor në botë (250 mijë km) dhe ndiqen nga Kina, Rusia, India, Kanadaja, Gjermania, Australia, Argjentina, Franca e Brazili.Transporti ujor paraqitet në formën e transportit detar dhe atij lumor. Në portet detare, përpunohen sasi të mëdha mallrash dhe sigurohet transporti detar i miliona udhëtarëve. Kina ka njohur një zhvillim të shpejtë në këtë sektor. Porti i Shangait është porti më i madh në botë, bazuar në transportin e udhëtarëve dhe në sasinë e mallrave që përpunon (shih figurën 3). Porte të tjera të rëndësishme janë: porti i Singaporit, i Roterdamit (në Holandë), i Busanit në (Korenë e Jugut) etj.Edhe transporti lumor (shih figurën 4) luan një rol të rëndësishëm në lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave. Ai është një ndër llojet më të vjetra të transportit, sepse që në lashtësi, njeriu e ka shfrytëzuar ujin (rrjedhjet e lumenjve dhe detin) për të lëvizur nga njëri vend në tjetrin. Anijet më të vjetra detare u ndërtuan prej qytetërimeve të para, për të zhvilluar tregtinë përgjatë sistemeve të lumenjve (Tigër-Eufrat, Nil, Ind, Gang dhe Huan He). Sot ky lloj transporti është përmirësuar ndjeshëm, sidomos në drejtim të teknologjisë. Vendet si ShBA-ja, Kina, Holanda, Gjermania, Franca, Austria, Rusia etj., kanë ndërtuar një rrjet të gjerë të transportit lumor dhe nëpërmjet tij realizojnë një pjesë të madhe të tregtisë së brendshme dhe asaj të jashtme.10 %7,5 %5 %2,5 %0 %-2,5 -1,2  05 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 20182,4 %7,9 %8,9 %6,9 %8 %6,3 %5,3 % 5,7 % 6 %7,4 % 7,4 %8,1 %7 %Përqindja në rritjeGrafiku paraqet peshën në përqindje të sektorit të transportit ajror për periudhën 2005-2018.Pamje nga porti i Shangait, Kinë53Shtatë nga dhjetë portet më të mëdha në botë për nga vëllimi i mallrave dhe i udhëtarëve, gjenden në Kinë. Në vitin 2016, linjat ajrore kanë kryer transportin e më shumë se 3.8 miliardë pasagjerëve (duke gjeneruar të ardhura globale në vlerën prej 501 miliardë dollarë amerikanë). Pamje nga transporti lumor përgjatë luginës së 4 Renit (Francë)Transporti ajror është një nga sektorët më të shpejtë të transportit (me shpejtësi 800 deri në 2200 km/orë dhe shkon në lartësitë 8000-12 000 m mbi nivelin e detit. Fillimet e veta, ky lloj transporti i ka në dekadat e para të shekullit XX dhe nga ajo periudhë e deri sot është zhvilluar me ritme të shpejta (shih grafikun 5). Zhvillimi i turizmit dhe i tregtisë ka ndikuar në rritjen e kërkesave për transportin ajror. Aeroportet më të mëdha ndërkombëtare janë: aeroporti i Nju Jorkut, i Frankfurtit, i Londrës, Tokios, Parisit etj. ShërbimetSektori i shërbimeve ka njohur gjithmonë rritje dhe përmirësim të dukshëmtë cilësisë. Sot, sektori i shërbimeve kontribuon me rreth 70% të produktit të përgjithshëm (PBB-së) në ekonominë globale. Ai përfshin aktivitete ekonomike të shumëllojshme, si: shërbimin tregtar, hotelerinë, shërbimet e sigurimeve, shërbimet 
                                
   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165