Page 162 - Demo
P. 162


                                    160Sistemet humanebankare dhe financiare, shërbimet sociale, shëndetësore, arsimore etj. Në këtë sektor vihet re një rritje e vazhdueshme e punësimit, sidomos në vendet e zhvilluara, ndër të cilat dallohen: ShBA-ja, Japonia, vendet e BE-së, Kina, Singapori, Koreja e Jugut etj. Kjo lidhet me procesin e deindustrializimit që ka ndodhur në shumë prej tyre, që prej dy dekadave të fundit të shekullit të kaluar. Vendet që e mbështesin ekonominë e tyre kryesisht në sektorin e shërbimeve janë: Monako, Ishujt Bahamas, Sllovenia etj. Radha jote1 Analizo llojet e transportit. Ilustro përgjigjen me shembuj.2 Çfarë kupton me sektor shërbimesh? Si paraqitet zhvillimi i tij në botë?3 Përshkruaj zhvillimin e artizanatit sot në botë.4 Hulumto, gjej informacione dhe përgatit me to një detyrë tematike mbi shkallën e zhvillimit të transportit, shërbimeve dhe artizanatit në botë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Kosovë.Pamje nga “Manhatani i Poshtëm”, qendër e madhe financiare e Nju Jorkut, ku ndodhet dhe “Wall Street”. ArtizanatiArtizanati është një degë e vjetër e ekonomisë, e cila përfshin tërësinë e mjeshtërive të punimit me dorë të drurit, metaleve, gurit, leshit, tekstilit etj. Ndonëse pas zhvillimit industrial artizanati pësoi rënie, vitet e fundit interesi për të është gjithnjë e në rritje. Kjo për shkak të rritjes së turizmit ndërkombëtar dhe vendas, pasi artizanati shihet si një shprehje e drejtpërdrejtë e kulturës dhe e traditës së një vendi. Kështu, janë shtuar përherë e më shumë kërkesat për zbukurimin e banesave me dru apo gurë, për orendi shtëpiake të punuara me dorë, bizhuteri, çanta, rripa, veshje etj. Në tregun botëror, Shtetet e Bashkuara të Amerikës zënë vendin e parë për prodhimin e produkteve artizanale (përbëjnë 38% të tregut të përgjithshëm). Peshë të rëndësishme në këtë fushë kanë gjithashtu Kina, India etj.6 “The Square Mile” është një nga qendrat financiare më të 7njohura në Londër.LeximMe proces të deindustrializimit kuptojmë reduktimin e kapacitetit industrial (veçanërisht në industrinë e rëndë ose në industrinë përpunuese) dhe transferimin e një pjese të aktivitetit të kompanive të tyre drejt vendeve në zhvillim, ku krahu i punës është më i lirë dhe shpenzimet për teknologji janë më të ulëta. Ndërkohë, ulja e numrit të vendeve të punës në vendet e zhvilluara, sjell rritjen e kërkesës për punësim në sektorin e shërbimeve.Zhvillimi ekonomik në rang global ka sjellë gjithashtu fuqizimin dhe konsolidimin e sistemit bankar dhe të sektorit financiar, jo vetëm në nivel lokal, por edhe ndërkombëtar.Qendrat financiare shërbejnë si për biznesin vendas, ashtu edhe për atë ndërkombëtar. Pavarësisht se ky shërbim është i shtrirë në të gjithë botën, disa prej tyre janë kthyer në qendrat më të rëndësishme të shkëmbimeve financiare midis korporatave më të mëdha. Dy qendrat financiare kryesore të botës në aspektin e vëllimit të qarkullimit të kapitalit janë Londra dhe Nju Jorku (shih figurat 6 dhe 7).Me ndihmën e mësuesit/es, evidento nivelin e sotëm të zhvillimit të transportit, shërbimeve dhe artizanatit në Kosovë.
                                
   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166