Page 164 - Demo
P. 164


                                    162MësimiI.1 Pamje nga mjedise gjeografike të ndryshmea)MJEDISI GJEOGRAFIK DHE VEPRIMTARIA NJERËZORE Mjedisi gjeografik dhe ndikimi i tij mbi shoqërinë njerëzoreMjedis gjeografik quhet bashkësia e të gjitha elementeve jetësore dhe jojetësore të një vendi të caktuar, të cilat bashkëveprojnë midis tyre (shih figurën 1). Në grupin e elementeve jetësore bën pjesë bota organike, ndërsa në atë të elementeve jojetësore përfshihen: ajri, uji, atmosfera, shkëmbinjtë dhe tokat. Mjedisi gjeografik përfaqëson një sistem dinamik që zhvillohet, transformohet dhe drejtohet nga ligje natyrore të përhershme. Ai përbën një bazë të domosdoshme dhe të pazëvendësueshme për jetën dhe veprimtarinë e njeriut (shih figurat 2a dhe 2b). Kështu, njeriu ndodhet në mënyrë të përhershme nën ndikimin e rrezatimit diellor, të kushteve atmosferike dhe të dukurive natyrore që e karakterizojnë planetin tonë. Ai është i kushtëzuar nga klima dhe shkalla e pjellorisë së tokës për të kultivuar llojet e ndryshme të kulturave bujqësore, si dhe nga dinamika e lumenjve për të siguruar ujin e pijshëm, energjinë elektrike dhe sasinë e nevojshme të ujit për vaditjen e bimëve. Në varësi të kushteve klimatike, njeriu përshtat mënyrën e ndërtimit të banesave (diku, çatitë janë të ndërtuara me rrasa guri, në një vend tjetër me tjegulla ose me tarracë). Në shumë raste, ai është gjendur i pafuqishëm përballë dukurive natyrore të rrezikshme për jetën, si: shpërthimet vullkanike, tërmetet, uraganet, cunamet etj.Pamje nga një mjedis gjeografik kodrinor4.1Fjalë kyçe mjedisi gjeografik dhe ndikimi i tij mbi shoqërinë njerëzore ndikimi i shoqërisë njerëzore mbi mjedisin gjeografikDiskutojmë Fotografitë e mëposhtme tregojnë disa ndikime të mjedisit gjeografik mbi shoqërinë njerëzore. Bazuar në këto pamje dhe në njohuritë tuaja, përshkruani si ndikon mjedisi gjeografik në jetën tonë. Po ne mbi mjedisin?b)Përshkruaj veçoritë e mjedisit gjeografik të vendbanimit tënd.12
                                
   158   159   160   161   162   163   164   165   166   167   168