Page 165 - Demo
P. 165
163Bashkëveprimi njeri-natyrëRadha jote1 Çfarë është mjedisi gjeografik?2 Si ndikon mjedisi mbi shoqërinë njerëzore? Ilustro përgjigjen me shembuj.3 Përshkruaj përmes shembujve, ndikimin e veprimtarisë njerëzore në mjedisin gjeografik. 4 Evidento disa nga përpjekjet që ka bërë njeriu për mbrojtjen e mjedisit. 5 Përgatit një ese mbi rolin e shoqërisë njerëzore mbi mjedisin gjeografik. Ndikimi i shoqërisë njerëzore mbi mjedisin gjeografikVeprimtaria e gjatë dhe e vazhdueshme (ndërvepruese) e shoqërisë njerëzore në mjedisin gjeografik ka rezultuar me ndryshime shumë të mëdha jo vetëm në kushtet e jetesës, por edhe në veçoritë e vetë mjedisit. Ndikimi i njeriut mbi natyrën ka ardhur gjithmonë duke u rritur. Në fazat e hershme të zhvillimit të shoqërisë, njeriu ishte i varur plotësisht nga faktorët natyrorë dhe burimet natyrore të mjedisit ku jetonte. Duke qenë se kërkesat e tij për jetën ishin më se elementare, ai nuk ushtronte ndikim të dukshëm mbi mjedisin, por përshtatej tërësisht me kushtet përreth (e ndërtonte jetesën pranë rrjedhave ujore apo brigjeve detare dhe zonave ku siguronte ushqimin).Njohja e vazhdueshme e planetit dhe e ligjeve të natyrës, si dhe zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë i dhanë mundësi njeriut të ndërhyjë dhe të ndikojë gjithnjë e më shumë në mjedis (shih figurat 3 dhe 4).Përpjekjet e hershme të njerëzimit për t’iu përshtatur kushteve natyrore. Pamje nga Nju Jorku, ShBAShfrytëzimi masiv dhe i vazhdueshëm i burimeve natyrore është shoqëruar përherë e më shumë me ndryshime të mëdha të mjedisit gjeografik. Disa nga pasojat negative të veprimtarisë njerëzore mbi mjedisin janë: pakësimi i ozonit, i cili ka shkaktuar ngrohjen globale (fig. 5b), shiu acid, ndotja e ajrit dhe e ujërave, zvogëlimi i sipërfaqeve pyjore, dëmtimi i ekosistemeve etj. Të gjitha këto konsiderohen dëme të mëdha mjedisore, pasi kërcënojnë prishjen e ekuilibrit ekologjik në planetin tonë.Përshkruaj se çfarë veprimtarie ushtron komuniteti i vendbanimit tënd në mbrojtje të mjedisit. Pamje nga mjedise gjeografike të ndryshmeMJEDISI GJEOGRAFIK DHE VEPRIMTARIA NJERËZORE3 4

