Page 166 - Demo
P. 166


                                    164MësimiI.1 4.2 NJERIU DHE NDRYSHIMET KLIMATIKEDiskutojmë Kujtojmë çfarë kemi mësuar mbi rëndësinë e atmosferës. Në Tokë do të kishte diferenca të mëdha midis temperaturave të ditës dhe të natës, nëse nuk do të ishte atmosfera. Ajo e mban nxehtësinë të qëndrueshme, duke e qarkulluar atë nga njëri vend te tjetri. Disa shtresa të saj veprojnë si një filtër për rrezet diellore. Cilat janë këto shtresa? Si dhe sa ndikon rrezatimi diellor mbi klimën? Po klima, si ndikon mbi jetën tonë? Efekti serrë i atmosferësEdhe pse zënë një përqindje shumë të vogël në atmosferë, dioksidi i karbonit, avujt e ujit dhe disa gaze të tjera luajnë një rol shumë të rëndësishëm në temperaturat e ajrit dhe për rrjedhojë, në klimën e planetit tonë. Ato mundësojnë mbërritjen e rrezatimit diellor në Tokë dhe mbajtjen e rrezatimit tokësor në shtresat e poshtme të atmosferës. Ky proces quhet efekti serrë dhe është një proces vetërregullues i atmosferës. Nëse ai nuk do të ndodhte, temperatura mesatare vjetore e ajrit do të ishte në vlera negative (shih figurën 1).  Ndikimi i njeriut mbi klimën. Rritja e efektit serrëGjatë shekullit të fundit, për shkak të veprimtarisë njerëzore është rritur ndjeshëm efekti serrë, sepse është shtuar përqindja e dioksidit të karbonit, pluhurave, avujve të ujit dhe të gazeve të dëmshme në atmosferë. Kjo ka ndodhur prej rritjes së përdorimit të lëndëve djegëse (nafta, gazi, qymyri), pakësimit të sipërfaqeve pyjore, shtimit të erozionit të tokave, përdorimit pa kriter të kimikateve në bujqësi etj. Çlirimi me shumicë i gazeve serrë ka rritur përqendrimin e tyre në atmosferë dhe për rrjedhojë, po ndikon përherë e më shumë në rritjen e vazhdueshme të temperaturës mesatare globale të ajrit, pra në ngrohjen globale. Fjalorefekti serrë - në atmosferë është i ngjashëm me efektin e një serre që ndërtojmë për bimët. rrezatimi diellorrrezatimi diellorrrezatimi tokësor gaze të çliruara prej aktivitetit njerëzorprani më e lartë e dioksidit të karbonit, e avujve të ujit dhe e gazeve të tjeraToka thith rrezatimin diellor dhe më pass h tr e s a q ë r e a l i z o n e f e k ti n s e rr ëe çliron në formën e rrezatimittokësor.Temperatura mesatare vjetore e ajrit në atmosferën e Tokës është rreth +150 C. Nëse efekti serrë nuk do të ndodhte, temperatura mesatare vjetore e ajrit do të ishte -180 C (pra, 330 C më e ulët).dioksid karboni: 12%avuj uji: 36%metan: 5-10%ozon: 3-7%Rritja e efektit serrë Roli i efektit serrë të atmosferësNë një serrë, rrezatimi diellor që hyn nëpërmjet xhamit dhe nxehtësia e çliruar prej tokës, mbeten aty për një kohë të gjatë, duke i ndihmuar kështu bimët të rriten.Paraqitje skematike e efektit serrë 1Fjalë kyçeefekti serrëngrohja globale pasojat e tyre
                                
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170